I dashur lexues,
Ndonjehere mbase do te qeshesh me ndertimin e fjalive qe perdor ku emri apo folja, mbiemri apo ndajfolja s'jane ne vendin e duhur! Apo kur disa ngjarje i shpjegoj pak cuditshem! Kjo eshte vetem rrjedhoje e atij mish mashi qe te krijohet ne koke kur perdor ne shumicen e rastave gjuhen e vendit ku jeton. Shume gjera i mendon ne gjuhen e huaj dhe perkthen ne menyre automatike fjale per fjale ne gjuhen amtare. Dhe patjeter qe jo gjithmon ky perkthim eshte i suksesshem.
Nje shoqja ime suedeze, e cila ishte kureshtare te dinte se c'ndodh ne trurin e njerezve kur ata jetojne per nje kohe te gjate ne nje vend te huaj, me pyeti se ne c'gjuhe i shikoja endrrat, ne shqip apo suedisht. Une iu pergjigja:
- "Sjam shume e sigurt, ndonjhehere me duket sikur flas suedisht ndonjehere shqip, por qe pothuajse cdo nate shikoj qytetin tim te lindjes dhe lagjen ku jam rritur per kete jam e sigurt".
Epilog
Aida ia hodhi edhe nje here veshtrimin diellit qe ishte ne perendim. Ishte momonti me i bukur i dites! Atje ku qielli takohej me detin, e kaltra ishte shnderruar ne portokalli, roze e violete! Nxehtesia e dites ishte fashitur, ia kishte lene vendin flladit te mbremjes dhe pjesa me e bukur e punes fillonte pikerisht tani. ishte nje vere te tere qe punonte ne ate beachbar ne nje ishull te bukur te Greqise dhe keto ishin javet e fundit te sezonit te cilat ajo donte ti shijonte ne maksimum! Se shpejti do vinte vjeshta, turistet do ta linin pak nga pak plazhin e qytetin dhe zbrazetine e tyre do ta mbushte jeta e perditshme. Vendasit do te rriktheheshin nga shtepite e tyre te veres, te rriturit do te fillonin punen e femijet shkollen. Cdo gje do te kthehej ne normalitetin e zakonshem te cdo viti. Aida ndjeu pak melankoli kur i kujtoi te gjitha keto. Edhe dy jave dhe cdo gje e bukur qe kishte te bente me veren do te mbaronte!
Per nje cast ktheu koken nga ishulli i pabanuar perballe hotelit. Kishte menduar disa here te merrte anijen qe shkonte atje nje here ne jave. Thuhej se ne ishull banonte vetem nje prift me dhite e tij te cilat kishin nje race te rralle. Nje here ne jave prifti mbante meshe me murgjirit qe shkonin atje cdo te shtune. Ishte nje ishull mistik i cili edhe te shtinte kureshtjen edhe frike. Kushedi, ndonje dite mbase do te behej mbare te shkonte atje!
Klientet e pare u ulen ne bar. Aida punonte mbasditeve ne recepsionin e nje hoteli kurse ne darke ne barin e tij buze detit. Te dyja punet te cilat i pelqenin shume ne nje menyre plotesonin njera-tjetren. Mbasdite bente punen e nje zonje shtepie ne ate hotel te vogel me ambjent familjar. Merrte dhe jetpe celesat e dhomave, kujdesej qe turisteve te mos iu mungonte asgje dhe bisedonte shpesh me ta sikur ti kishte miq prej vitesh. Ne mbremje, bashke me nje vajze kanadeze punonte ne barin e hotelit. Me shkathtesine dhe moshen e tyre rinore, benin qe turiste nga hotele larg tyre, te vinin ne ate bar te thjeshte ku mbizoteronte nje atmeosfere aq e bukur! Nje kokteil i kendeshem para darkes ne kohen e perendimit te diellit dhe kur freskia e mbremjes hiqte nxehtesine e marre gjate dites, ishte thjesht ajka e nje pushimi!
Porisite filluan. Shishe rumi, vodka e tekila ktheheshin, pijet perziheshin me lengje frutash, gotat e kokteilit zbukuroheshin me fruta, flamuj e cadra e turistet mrekulloheshin me koktejlet e tyre. A kishte me mrekulli te ishe me pushime larg vendit tend, te lije jeten e perditshme e te beheshe per pak kohe deshmitar i jetes se nje vendi tjeter duke pushuar buze detit! Ishte pikerisht kjo kenaqesi shpirterore dhe ajo dashamiresi qe percillnin turistet, te cilat benin qe Aida t’a dashuronte ate profesion! Te ndaje pushimet e te tjereve ne nje vend me nje atmosfere aq te kendshme, kete Aida e perjetonte si mrekulli. Ajo i ishte aq mirnjohese nje pervoje te tille dhe te punuarit ne nje vend aq te bukur!

Pijet e kokleilet ia linin vendin njeri-tjetrit dhe se shpejti kishte ardhur koha per te lene punen. Nje grup i vogel turistesh suedeze ishin aty qe prej tre oresh. Disa prej tyre ishin dehur ca si teper, kjo ishte tashme pjese e pushimit te shumices se turisteve. Por ajo qe i beri pershtypje Aides ishte nje grua jo me shume se te 40-tat, e cila ishte shume me e dehur se te tjeret. Kete gje e kishte verejtur edhe tre mbremje e kaluara dhe e shikonte me habi kete fenomen. Pothuaj cdo mbremje ajo largohej nga bari duke terhequr kembet zvarre! Aida s’kishte pare kurre femra kaq te dehura dhe cuditej se si ato pinin kaq shume! Dhe me e cuditshmja ishte qe as burri dhe as miqte e saj nuk i flisnin!
Se shpejti Aida do te shkonte ne Suedi te banonte me te dashurin e saj i cili me ne fund ia kishte mbushur mendjen te shkonte me te ne vendin e tiji. Prandaj cdo gje qe kishte te bente me shoqerine suedeze e bente kureshtare. Ajo ngriti supet e tha me vete:
- “Ndoshta keta njerez duhet te kene nje arsye perse pine kaq shume!”