anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Durrësi, krenaria e Shqiperise

Publicerad 2015-11-03 17:49:00 i Allmänt,

Sa here qe mbaroj grupet e mia ne shtator gjej rastin te bej nje jave pushim ne Durres. Dhe kjo per arsye se koha eshte shkelqyer, deti i ngrohte, plazhi me pak njerez, hotelet shume te lira per ne qe jetojme ne Europe dhe tregu plot me fruta vjeshte. Une rri zakonisht te Iliria, lagja kjo e cila me popullsine me te dendur te plazhit, te ofron te gjitha nevojat qe ke. Durresi eshte vetem 40 minuta nga aeroporti Nene Tereza e nese vjen me anije nga Italia, per 10 minuta je buze detit. Plazhin e bej te Los Locos i cili per 1.5 Euro te ofron shezlong luksoz me peshqir e qe ka nje bar te kendshem nga ku mund te shikosh nje nga perendimet me te bukura te diellit. Buza e detit eshte me te vertete nje skene ku luhen shume pjese te jetes. Atje jo vetem qe shiten nga te gjitha llojet e ushqimeve, syze, vajra plazhi, gazeta, domini e letra bixhoz por edhe perde e carcafe! Tani kane mbetur vetem televizore e lavatrice per tu shitur.
Por ajo qe eshte mrekulli eshte pikerisht faktori njerezor. Pothuaj cdo here shikoj familje shqiptare nga Maqedonia e Kosova te cilet marrin prinderit e tyre te moshuar per te plazh. Ne shqiptaret jemi akoma nje komb qe bejme per prinderit tane te moshuar, kur shumica e Europes i mbyll neper institucione. Nje dite shikoj keto dy vajza qe mbasditen pas shkolles e kalojne duke luajtur buze detit. Sa me fat qe jane ne nje kohe qe femije ne qytete te tjera, luajne midis asfaltit e betonit! Gjyshet e tyre punojne me shtiza pak me tutje e kujdesen per niper e mbesa gjate kohes qe prinderit punojne. Ashtu sic ka qene gjithmone e duhet te jete! Gjeneratat jane bashke, ndihmojne e iu gjinden njera tjetres. Po kete gje e shikon edhe ne shetitjen e mbasdites ku vajza, e ema dhe gjyshja shetisin krah per krah me njera tjetren. Kurse nje mengjes tjeter shikon gjyshin qe nxjerr shetitje me karroce mbesen duke i thene fjale nga me te emblat!
Dhe duke bere shetitjen e perditshme nuk ka se si mos te me beje pershtypje Miri i cili shet misra te pjekur. Ai eshte sic thuhet ne gjuhen popullore ”dora e zeze” pra cigan. Miri eshte madje handikap, nje njeren dore nuk ka asnje gisht e ne tjetren vetem tre. Por ndryshe si shume te tjera nga populli i tij qe lypin rrugeve, ai shet misra dhe i nxjerr vet te ardhurat e tij. Vetem nga kjo simpati e kam te pamundur te mos blej misra te ai  Por Durresi nuk ofron vetem diellin dhe detin. Per 15 minuta me autobuz urban ku bileta ben vetem 20 cent, je ne qender te Durresit. Ai ofron jo vetem shoping nga te gjitha gjerat e mundshme e ne vecanti butike me rroba dhe kepuce italiane te cilesise se mire, por edhe shume kulture. Muzeu arkeologjik i sapo rinovuar ka mbi 2400 objekte nga koha antike. E vec kesaj, me bileten qe blen aty e qe kushton vetem 3 Euro, viziton edhe Amfiteatrin e Durresit, nje nga me te medhenjte ne Ballkan. Ministria e Kultures, fatkeqsisht akoma nuk e ka kuptuar rendesine e ketyre objekteve! Per mua secili duhet t’a kishte bileten 5Euro. Pikerisht para kulles veneciane e cila eshte ne cep te amfiteatrit, eshte vete fillimi i rruges se rendesishme romake Egnatia e cila mbaronte ne Stamboll. Me nje vizite ne Fly Bar i cili eshte ne ketin e 12-te te godines ne krah te kulles, mund te shikosh akoma me mire amfiteatrin e nje pjese te qytetit. Qe nga aty shikon madje edhe portin, dikur nje nga me te medhenjte e detit Adriatik, por dhe nje pamje madheshtore te vete plazhit te Durresit me te 14 km e tij, deri ne Kepin e Rodonit. 20 m me poshte kesaj godine, eshte statuja e mbretereshes ilire Teuta mbi godinen e bukur te Bankes Shqiptare. E vjetra me te rene, krah per krah ashtu sic eshte cdo pellembe e ketij qyteti. Vetem se pjesa me e madhe e tij eshte ngritur ne ruinat e qytetit te vjeter antik, i cili tani eshte fatkeqsisht nen toke ne saje te dy termeteve te fuqishme qe qytetit ka pesuar ne antikitet e mesjete. Nje deshmi e tille eshte forumi antik, vetem 50 m poshte prefektures se qytetit.
Kete here, nuk dua te kritikoj qeverite shteterore e lokale per gabimin fatal ne dhenien e lejes se ndertimit per godinat shumekateshe aq afer detit. ky fakt ka masakruar si buzen e detit por dhe vet qytetin brenda! Kjo kritike eshte bere tashme me vite. Por ajo qe me vret syrin jane gropat e hapura per pusetat, por qe kurre nuk jane mbuluar ketu e 10 vite. Turp dhe tmerr kur mendon se ato jane bere tashme koshe plerash e qe sjellin rrezik! Perendimi i diellit mbi qytetin e Durresit ne shtator, eshte nje nga perendimet me te bukura qe kam pare. Ngyrat roze, portokalli e violete bien ngdale mbi vincat e portit dhe futen pas kodrave te gjelberta te qytetit te vjeter e te ri dhe mendja nuk se si mos te me shkoje te fisi i taulanteve dhe albaneve, qyteterimi i te cileve ndoshta ishte akome me interesant se ai helen e romak. Por per te cilin jo shume njerez ne Europé e bote, kane njohuri. Prandaj dhe mbetet detyra e ne te gjithe shqiptareve te ndihmojme qe ky fakt dhe shume njohuri te tjera mbi iliret te behen te njohura kudo ne bote! Sepse ne fund te fundit Shqiperia eshte e jona dhe askush tjeter mund ta ngrere ate lart pervec ne shqiptareve!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela