anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Rrugëtim në verën e vitit 1990-të

Publicerad 2017-11-21 20:00:02 i Allmänt,

Netët e korrikut ishin të nxehta dhe në darkë ishte e pamundur të flije. Unë me mamin, motrën Lina e vëllain Turi rrinim në ballkon deri natën vonë e bisedonim me zë të ulët për gjithcka. Lart, qielli shndërriste nga yjet të cilat shiheshin aq pastër sa një pjesë e tyre ndriconin majat e malit Tomorr dhe kodrat e valëzuara përballë. Nga ballkoni i teta Sanijes vinte era dehëse e dorëzongjes e cila përzihej me erën e ëmbël të recelit të fikut të cilin komshija e hyrjes tjetër e ziente në ballkon. Dukej sikur të gjithë kishin fjetur përvec nesh. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ajo e bulkthave dhe rrjedha e lumit Devoll, 50 metra poshtë nesh. Përballë, dy selvitë e larta te asaj lulishteje të vogël me plot lule e trëndafila, ku kisha kaluar pjesën më të madhe te fëmijërise e ne sfond mbrapa nesh degjohej Radio Prishtina. Një zë i thellë e melodioz i cili recitonte ngadalë poezi romantike e midis poezive, këngë të qeta. Tashmë s’kishte pse të kishim frikë të dëgjonim një stacion të huaj, era e demokracisë po frynte ngadalë e të gjithë e prisnin gati të ekzaltuar atë ndryshim. TVSH-ja jepte një herë në javë serialin italian Oktapodi i cili sapo ishte ralizuar dhe e gjithë familja jonë mezi priste të martat kur ai do transmetohej. Botërori i futbollit ne Itali sapo kishte mbaruar e radioja jepte kohë pas kohe këngën hapëse të tij ”Un’ estate italiana” te cilën shumica e shqiptarëve e kishin mësuar përmendësh. Asnjë nga ne nuk shkonte të flinte edhe pse sytë na rëndonin nga gjumi. Ishte sikur ansjë prej nesh nuk donte të prishte magjinë e atyre netëve. Sikur e dinim që ato ishin të rralla e të pakthyeshme saqë nuk donim të humbisnin asnjë një minutë nga to. Kur ora e kishte kaluar 3-shin dhe nata ishte freskuar disi, shkonim për të fjetur, para se të degjonim atë mori zogjsh që flinte në selvitë e lulishtes së lagjes tonë në qytetin tim të lindjes, Gramsh.

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela