anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Per Nënnën time Minushe

Publicerad 2018-09-17 12:31:00 i Allmänt,

Ty te nderroi nena jete kur ishe vetem dy vjece e motra jote Xhemile t’u be nene. Ti u rrite ne fshatin Tunje ne nje shtepi te madhe bashke me familjen e xhaxhait tend. Kur motra qe te rriti u martua, ti e ndoqe mbrapa kalit ku ajo ishte hypur duke qare e duke beritur qe ajo te kthehej mbrapa. Ato dy familje ku ti u rrite nuk ishin te pasura, por te pakten ju hanit mire e grate amvise te asaj shtepie ju benin shpesh here edhe embelsira. Vetem 9 vjece ti duhej te shkoje me dhi me kushuririn tend Vait me te cilin ke ndare kujtimet me te bukura te femijerise. Kur binte shi, rrobat e juaja te lirit beheshin uje e i ftohti ju hynte ne palce, por ju prape se prape duhet ti kullosnit dhime. Ti u martove me babin tone te cilin e takove per here te pare vetem ne diten e dasmes, akoma adoleshente, 16 vjece. Ato dy here qe babi te coi te shtepia e prinderve ti u betove se nuk do te shkoje me ne Jance te ai por do te qendroje te shtepia e prinderve. Por ti prape se prape ike.
 
Ti linde motren tone te madhe Meriten vetem 19 vjece e vetem disa dite me pas do te duhej te shkoje me vjehrren tende per te punuar ne are. Kur motra e dyte Lina ishte vetem dy vjec ju erdhet ne qytetin e vogel te Gramshit ne 1963 kur ky qytet nuk kishte me shume se 500 banore. Bashke me gjyshen, babin e dy motrat, pra 5 persona ju moret nga bashkia vetem nje dhome ne hyrjen ku banonte Zoi Trushi e ndanit me ta banjon. Por ky transferim ty tu duk parajse, se cezma e ujit ishte vetem tre minuta ne kembe nga pallati e ti nuk kishe nevoje me te punoje ne arë. Po aty lindi vellai yne Arturi e ne 1967 juve ju dha bashkia nje hyrje me 3 dhoma. Ky fakt ishte me te vertete parajse per ty edhe edhe pse ne nje nga dhomat do banonin dy mesuese. Ketu ju kishit uje ne guzhine e ne banjo e ky ishte nje luks i papare per ate kohe.
 
Ti fillove te punosh ne Uzinen e Armeve ne Gramsh e kjo fakt te jepte akoma me lumturi pasi ti do te sillje tashme nje rroge ne shtepi. Regjimi i asaj kohe i cili pervec zhdukjes se analfabetizmit vendosi qe te gjithe ata nen moshen 40 vjec duhet te mbaronin 8-vjecaren beri qe ti te mbaroje 4 klaset e 8-vjecares naten pasi ne fshatin tend kishte vetem shkolle fillore. Te imagjinoj ty nje grua e bukur te 30-tat perseri ne bankat e shkolles qe absorbonte cdo njohuri te matematikes e fizikes, kimise e biologjise. Te kishe pasur ti mundesi te beje si 8-vjecaren e te mesmen sipas moshes qe duhej e te kishe studiuar per njohuri shtepi apo diplomaci, ti do ishe nje Madelene Allbright e Shqiperise.
 
Por prapambetja e sistemi nuk ti dha fatkeqsisht keto mundesi. Me mish e me shpirt ti luftove qe te dyja motrat e medha te mbaronin shkollen e larte. Per kete, edhe te djelave kur ti kishe pushim, shkoje ne pune te merrja pak me shume. Madje edhe qumeshtin qe t’a jepte puna pasi ne repartin ku punoje ti, kishte shume gazra helmuese, ti e sillje ne shtepi dhe e ndaje me ne. Edhe kur linda une e me pas motra e vogel, ty te duhej te shkoje te punoje qe kur ne mbushem 40 dite pasi ashtu thoshte partia. Dy here ne dite juve ju binte puna me autobuz ne cerdhen ku ishim ne, te na jepje gji. Gradualisht si motrat e vellai hyne ne pune dhe ekonomia jone u permiresua. Sapo dole ne pension e kur shumica e femijeve ishin rehatuar e ne shtepi te hyri edhe rroga ime, ne vend qe te rehatoheshe e te lumtoroheshe qe ne te gjithe ishim mire, ty te filloi reuamtizmi. Kur ti ishe 55 vjece e kishe lare rroba me dore mbi 40 vjet ne bleme lavatricen e pare. Kur ti mund te rehatoheshe tani akoma me shume, gjyshen tone e kapi skleroza e ti i sherbeve asaj 2 vite me rradhe ne kushte teper primitive. Gezimi jot ishin dy mbesat e tua, Kleida e Argena. Une nuk ta bera te lehte kur ika ne Greqi me kushuririn tone Rikun e kur ju nuk dinit gje per mua, per mese dy jave derisa une ju mora ne telefon.
 
Me ardhjen e demokracise ekonomia e shtepise tone u permiresua akoma me shume e ato vite ishin te lumtura per ne te gjithe. Por vetem pas dy vitesh do te vinin ne Greqi te dyja motrat e medha bashke me mbesat, fakt ky qe t’a coptoi perseri zemren. Ti do te na ndihmoje me femijet e do te vizitoje Greqine 4 muaj e Suedine 4 muaj kur lindi vajza ime e madhe Jonna. Ne 2002 babait tone i ra paraliza e dyte e ai ndejti shtrire per dy vjet me rradhe. Ishe perseri ti qe se bashku me villain tone te madh i sherbeve atij perseri ne kushte primitive. Tani ndan gezimin tend me ne kur rri nje fare kohe ne shtepine e te gjithe femijeve, perseri duke na u gjendur. Nuk arrij ta kuptoj se se ti me dhimbjet e pandalshme te reumatizmit e shqetesimet e zemres, gjen fuqine e na fal dashuri. Ku e gjen? Cfare burimi paske ne zemer? Si mundesh ti qe cdo mengjes kur ngrihesh, edhe pse nga nje nate pothuaj pa gjume nga shqetesimet, buzeqesh e na perqafon? Ku e gjen akoma deshiren per te mesuar ne moshen 78 vjece, qe lexon aq shume burime shtypi e meson si per demet e vajit te palmes ne Indonesi e shkaterrimin e xhungles ne Brazil per te rritur sojen qe prodhon gazin bio. Ti je teresisht e informuar per luften ne Siri, kush e mbeshtet edhe cfare rrjedhoje po sjell e do te sjelle ne te ardhmen. E mbi te gjitha, ti e ndjek politiken ne Shqiperi me aq hollesi sa Edi Rama do te duhej te bente keshilltare :) Ti qe lexon e perpin romanet qe ti japim ne, cfare etje per deturi paske akoma!!! jam e bindur qe ne Shqiperi ka me mijera nena te tilla por Ti je thjesht per mua nena me heroine ne bote e jam aq e lumtur e krenare qe kam perjetuar urtesine, inteligjencen e dashurine tende, e jam sa krenare qe jam vajza jote. TE DUA PAFUND!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela