anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Korfuzi- Kjo perle e gjelber

Publicerad 2014-08-14 12:03:00 i Allmänt,

Korfuzi- Kjo perle e gjelber
Kete radhe rruga me con ne Korfuz, ishulli qe ne distancen me te afert eshe vetem 10 km nga Saranda. Nga Stokolmi Oslo dhe Kopengahen ka gjate sezonit te veres avione pothuajse cdo dite me Fritidsresor, Apollo dhe kompanise Norwegian. ,
Per fat te keq Wikipedia ne gjuhen angleze nuk tregon asgje per Korfuzin si qender te vjeter ilire. Por per cudi, po kjo faqe ne suedisht permend vetem ne nje fjali, se banoret e pare te ketij ishulli ishin liburnet, nje fis ilir. Cezari thoshte: ” Cdo mbret shkruan historine e vet”. I mbetet si detyre historianeve shqiptareve te shkruajme per iliret dhe Ilirine e lashte e ta bejne kete histori te njohur ne mbare boten!
 
Kete here shkoj ne anen perendimore te ishullit e cila eshte spektakore me naturen e gjelberimin e saj. Ashtu si Riviera shqiptare i gjithe bregdeti i Korfuzit, laget nga deti Jon, me nje ngjyre mahnitese gurkali, sic i themi ne gjuhen popullore. Por ndryshimi eshte se i gjithe bregdeti ashtu si i gjithe ishulli, eshte i gjelber. Duke pasur nje klime me shira te dendura e ndikuar nga dy vargmalet ka bere qe, ndryshe nga ishujt e tjere, i gjithe Korfuzi te jete i gjelber gjate gjithe vitit. Pjesa me e madhe e ishullit eshte e perbere nga peme ulluri e ne mes tyre qiparisa, bredha, shkurre e peme ahu e geshtenje. Ai qe do te beje nje shetije ne pyll heret ne mengjes apo mbasdite vone do te ndiqet kudo nga era e erbave te eger e perzjere me eren e pyllit.
Vendi ku banoj quhet Agios Gordio, nje plazh i vogel e shume simpatik ne shtrirjen e vet. Ndryshe nga pjesa lindore, ky plazh eshte ranor e relativisht i ceket. Shumica e hoteleve jane pergjate kodres qe shtrihet mbi plazh e disa prej tyre punojne vetem me kompani charter kurse ne rrrugicen e vetme te fshatit ka disa pensione qe japin dhoma me qira, per ata qe duan te bejne nje vizite spontane. Perla e hotelerise se ketij ishulli eshte Pink Palats i cili ne fakt eshte hostel por qe ka mundur te kombinoje ne menyre perfekte akomodimin e te rinjve me familjare. Korfuzi eshte mbajtur si ishull me tradita ku te rinjte kane shkuar te festojne qe ne vitet 70- te e 80-te dhe Pink Palats eshte i pari ne ishull qe filloi me kete tradite. Cdo dite ne kete hotel ka aktivitete per te gjitha moshat e patjeter, cdo nate, feste deri ne mengjes. Personeli tejet i kendshem i hotelit dhe manaxhimi i shkelqyer bejne qe te ndihen mire turistet e te gjithe moshave. E me e rendesishmja, hoteli ka cmimet me te mira te zones qe fillonin nga 20Euro nata me mengjes e darke. Mu be zemra mal kur pashe se kishte tashme shume te rinj shqiptare qe vinin te ky hotel. Dhe aty si ne shume hotele e restorante te tjere ka staf shqiptar e jo pak por mese 20 persona, qe te pret me krenari!
 
 
Rruga kryesore e Agios Gordios ashtu si shumica e fshatrave te tille turistike ne Korfuz, zhurmon nga kafete, restorantet, pabet, supermarketet e dyqanet e suvenireve. Njerezit pershendete nngrohte, ndihmojne e i gjinden njerit tjetrit dhe te gjithe si nje organ gjigand punojne per te miren e tyre e begatine e atij fshati. Nje pjese e imja ilire shkrihet me pjesen e tyre ilire dhe me njohjen time te greqishtes behem me lehte nje pjese e tij. Gjate dites vendi ku kaloj cdo dite eshte kafeja e vogel Kalimera ku e zonja e kafese, Natasha i ben te gjitha vete si byrekun me spinaq, bakllavane, strudel me molle e embelsiren e tyre karakteristike ”Bugaca” Darkat e fshatit jane akoma me te kendshme me ngjyrat e ngrohta, eren e musakese e stifadhos, muziken greke tradicionale e ne vecanti me mikepritjen greke e profesionalizmin e tyre ne sherbim e turizem. Gjate mijevjecareve e akoma me shume dekadave te fundit ne shqiptaret kemi shume ndjenja te perzierna ndaj grekeve por ne shqiptaret kemi shume per te mesuar nga ata persa i perket turizmit. E uroj me gjithe shpirt qe te mesojme sa me shpejt qe perlat e vendit tone ti perjetojne po aq shume turiste sa vizitojne Greqine cdo vit!

Si nga Agios Gordios dhe nga te gjithe fshatrat e tjere ka autobuze per ne kryeqytetin Kerkira shume here ne dite me kosto te ulet. Ai eshte po ashtu si vete ishulli nje qytet i vogel perle qe duhet patjeter te vizitohet. Qyteti i vjeter eshte i ndertuar nga vencianet e nga kalaja e tij e vjeter eshte nje pamje madheshtore mbi portin e detin Jon. Nga stacioni i Kerkiras mund te vizitosh plazhet e tjera te ishullit ku nje nga me interesantet eshte Paliokastrica me tre plazhe te vogla me bukuri mahnitese, te ngjashem me ate te Ksamilit.
Ne ikje me mbresat me te ngrohta per kete vend e kete ishull me perendimet me te bukura qe kam pare, nuk ka sesi te mos me shkoj ne mendje deshira e pamundur qe ky ishull, ashtu si shume teritore te tjera aq padrejtesiht te marra prej nesh, ti perkiste truallit shqiptar!
 

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela