anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

A mund të bëhet Shqipëria një parajsë si Tailanda?

Publicerad 2017-01-28 13:36:10 i Allmänt,

Nje nga arsyet e udhetimeve te mia ne vende turistike, pervec pushimit ne diell e ne det, eshte edhe te shikoj se si funksionon turizmi e per cfare arsye, ato jane bere te sukseshme. Te gjithe e dime se Tailanda mbahet si nje nga vendet parajse per pushime ne det dhe as e ve ne dyshim kete fakt. Por a mundet te behet edhe Shqiperia nje vend i tille edhe pse ndoshta nuk ka aq shume plazhe sa Tailanda, ate lloj bukurie te natyres e det te ngrohte si ai vend? Ne udhetimin tim vjet ne Tailande, qendrova ne Puket ne nje nga resortet me te bukura qe kam pare, pikerisht ne Centara Kata Beach Resort. Por ai ishte rreth 100m larg detit e per te shkuar atje duhet te ecje ose majtas nja 600m ose djathtas 400m sepse rrugen e priste Club Mediteran, nje detaj ky qe e prish shume infrastrukturen e hoteleve qe jane pas tij. Megjithate s’kishte rruge tjeter. Kur merrje djathtas qe ishte me afer, do te kaloje buze nje kanali te ujrave te zeza i cili me temperaturen konstante rreth 30gr kuterbonte nje ere te tmerrshme! Kjo rrugice ishte e pakta nja 40m, por mund te imagjinohet cfare bezdie ishte. Kurse ne, per ne zonen e Golemit ne Durres jemi ankuar me qindra here per ato tre kanale te ujrave te zeza qe derdheshin ne det, por qe tani jane hequr. Ato ishin te pakten me tuba, ku 10m, ku 20m ne det, kurse ai lum ne Puket shkonte ne plazhin Kata Beach ne figuren me poshte, dalngade per qef te vet, pa u fshehur fare. E si munden kompanite gjigande te udhetimi TUI e Thomas Cook te kene mbi 200 hotele, pushuesit e te cileve e bejne plazhin atje e s’ndikojne absolutisht te pushteti lokal!!!
Ne ato dy jave te qendrimit atje, konstatova se afersisht 30% e te ardhurave nga turizmi atje, vjen nga te hollat qe turistet e shkrete, apo me mire, sigurimet e tyre, paguajne per turistet qe aksidentohen ne mase per shkak te aksidentave me motorrciklete pasi vendasit ecit shume te pakujdesur. Pra fatkeqesite e njerezve atje jane bere ne nje industri fitimi. Ne spitalin Phuket Internationall shkonin cdo dite 30-40 turista te aksidentuar e ne raste te vecanta shkonte shuma edhe 80. Dhe procedura per ata te mjere nuk ishte fare e lehte! Asnje si conte direkt ne urgjence por si fillim duhet te shkosh ne polici te besh denoncimin edhe pse ti je bere cope cope, pastaj duhet te marresh taksi e te shkosh ne hotel qe te marresh pasaporten, pasi s’te prek njeri me dore po se pate e pas 1-2 oresh ku ti, apo njerezit e tu kane kontaktuar kompanine e sigurimit ne vendin e tyre, e kur ato dy recepsione me nga 5 vajza e gra te mbajtur si topmodele, kane marre pergjigje ok nga sigurimi yt qe ata paguajne, atehere ti e merr ndihmen, qe ne shume raste eshte rreth 4-5 ore pasi je aksidentuar. Ky nuk eshte vecse nje fenomen c’njerzor, por prape se prape kompanite e medhe te udhetimit nga Europa cojne atje rreth 30 miljone turiste ne sezonin e dimrit. Pse? Sepse ato jane te paskrupullta dhe e kane mendjen vetem te fitimi.
Ne Tailande ka rreth 2 miljon njerez qe merren me prostitucion, totalisht hapur, si femra dhe meshkuj. Qe nje shtet me turizem gjigand qe i sjell fitime kolosale, te mos zhduke nje fenomen te tille, kjo eshte per mua paturpesi. Nuk guxon nje cifte ta kaloje ne rruget turistike ne Patong e Karon Beach ne Puket se prostitutat ta marrin burrin nga krahu! A eshte ok ky turizem? Ushqimi thailandez eshte i njohur ne gjithe boten per shijen e tij te mire dhe se eshte i lire. Normale, kur ke plot arra te ndryshme e fruta te tjera ekzotike qe t’i ka dhene natyra, patjeter qe ato do ta kene shijen e mire! Eshte lire? Si fillim, te gjitha ushqimet qe gatuhen jane te lira pasi vete shteti e ka valuten e ulet ne krahasim me Europen. Por edhe shumica e restoranteve jane aq primitive, sherbimi nuk eshte fare profesional e te punesuarit paguhen aq pak, sa patjeter qe edhe ushqimi do te jete i lire. Pastertia as vihet ne dyshim, ne disa prej tyre u bera kureshtare dhe i hodha syte kuzhines, ku cte shihja… minjte hidhnin valle per shtete pale qefe. Ne ne Shqiperi s’do te mund te kemi kurre cmimet e restoranteve si atje, pasi thjesht jemi ne Europe, e midis shteteve turistike. Nga ana tjeter, sado te thjeshta te jene restorantet tona, ato kane klas, pasi ne jemi vet nje popull qe e duam te bukuren dhe estetiken. Ne nuk kemi ata ishuj perla si Jems Bond Island apo Koh Lanta, por per mua, plazhi poshte hotelit Nimfa e Liro, ne Vlore, plazhi i Jales e i Dhermiut dhe plazhi Tre Ishujt ne Ksamil, jane edhe ato perla, por te nje bukurie tjeter.
Si perfundim, ku eshte ekzotizmi i nje vendi si Tailanda e te quajturit parajse? Te prostitucioni ne mase, te kanalet e zeza qe derdhen direkt ne det, te ana c’njerezore e fitimit ne kurriz te shendetit te njeriut apo te egersia e tyre e frikshme e mbuluar me nje miresi te ekzagjeruar por te shtirur? Apo te burgjet e tyre te pameshirshem ku fatkeqsisht me mijera europiane trajtohen me keq se kafshet? Ai vend, sado bukuri natyrore te kete, nuk eshte absolutisht ekzotik per mua. Kurse Shqiperia? Po! Ne mund te behemi me te vertete nje parajse e vogel, me nje planifikim te mire te turizmit! Ne s’kemi nevoje absolutisht per 30 miljon turista ne sezon, mjaftojne 500 000 me ate sipefaqe te vogel qe kemi, por turista cilesore e qe qendrojne e pakta nje jave apo dy. Dhe patjeter, duke shtrire kembet sa eshte jorgani dhe duke e hequr nga mendja moton: ”Te behem i pasur per nje sezon” Ne kemi nje mikpritje te natyrshme e jo te shtirur, se besoj se spitalet te ne do te shkojme kurre deri ne ate pike sa ta leme nje turist te aksidenutar te vuaj 4-5 ore derisa t’i jepet ndihma, pasi ne thelb jemi njerezore, ne kemi nje guzhine te shkleqyer si te mishit e te peshkut, s’kemi fruta ekzotike si mango e papaja por kemi plot fruta te tjera qe fillojne qe ne maj e deri ne dhjetor, kemi nje natyre qe ti afron te gjitha, si malin, kodren, lumin apo detin dhe kemi shume vende historike, disa prej tyre me vlera te jashtezakonshme, pra mund t’a them me plot goje qe edhe nje vend aq i vogel sa Shqiperia jone, mundet absolutish te behet nje parajse! S’kemi pervoje? Te meson vet puna! As Franca, Italia, Spanja apo Greqia e dinin se cfare ishte turizmi, por shume vite pervoje te ben te mesosh! Kush do t’a beje? Kolege te mi si Kliton Gerxhani, Ervin Bytyci e Ada Sovjani e shume te tjere si keta, qe studion e punuan ne Europé, por qe vendosen te investojne ne vendin e tyre. Une them se s’na mbetet gje tjeter pervec se ti nisemi punes qe t’a bejme vendin tone tani jo me shume se 2miljon banore, nje parajse te vertete!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela