anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Gramshi im dhe Liliana

Publicerad 2014-11-05 12:39:00 i Allmänt,

 
Pas nje turi te gjate e te lodhshem ne Ballkan ku gjerat te ndyshohen e te veshtiresohen per hic mos gje, i vetmi vend ku gjej clodhjen totale eshte Gramshi qyteti im i lindjes. I vogel dhe i shtrire midis dy vargje kodrash te cilat i ndan lumi Devoll, qyteti ka akoma ajer te paster, pothuajse fare industri e pak makina qe ta ndotin ajrin. Perballe ballkonit te nenes time shtrihen kodra te gjelberta e aq bute te lakuara sa te vjen ti perkedhelesh me dore. E ne te majte te tyre ato mbarojne me malin Tomorr i cili shtrihet madheshtor ne rreze te fshatit Jance e ne perendim te tij, Berati. Legjendat thone se Zeus vinte nga ky mal. Sdi te them se sa e vertete eshte kjo. Por fakti qe ne nje lendine poshte tij ndodhet nje vend i shenjte ku cdo gusht shkojne karvane me njerez per tu falur, tregon se mali ka rreth tij jo vetem bukuri natyrore por dhe veti magjike.
 Cdo here qe shkoj ne Gramsh, pasi kam takuar shumicen e te afermve  te cilet perserisin te njejtin refren: “Kur erdhe, si i gjete nga shtepia, si shkon puna, sa dite do te rrish? ” kerkoj gjithmone te takoj nje shoqe timen. Liljana ka qene shoqja e gjimnazit e tani punon si mjeke lagje atje ku banon nena ime. Ate dite qe e kerkova ne klinike me thane se ishte akoma me leje e do ta gjeja petjeter ne shtepi. E ketu filloi rrugetimi im i ri krejt ndryshe nga ato qe shpesh perjetoj ne Shqiperi. Liljana e me ftoi brenda. Ishte duke pjekur buke te cilen e bente gjithmone vete pasi asngje nga familja e saj nuk e pelqente buken e blere. Shtepia ishte me dru si poshte ne dysheme e lart ne tavan, nje stil alpin i kombinuar kendshem i cili i jepte asaj shume ngrohtesi. I them se nuk para e shikoj te pi kafe sic bejne shumica e shoqeve te saj e te mia e ajo me tregon se nuk kishte as nevoje as kohe. Ketu filloi befasia!
 Mbrapa shtepise se saj e cila ishte nje rrepire perposhte lumit Devoll ajo kishte nje kopsht  te madh me 3 taraca. Ne nivel me shtepine kishte 10 rrenje ullinj e 8 rrenje portokalle. Me poshte kishte kumbulla, fiq e pjeshka nga ku bente recelin e vet cdo vit e ne taracen e fundit nje kopsht me shumicen e perimeve qe rriten ne klimen tone. Ajo bente vet cdo vit speca, domate e laker turshi te cilat i mjaftonin familjes gjithe vitin. Ne cep te taraces se pare ishte kolibja e dy qeneve te cilet ishin te femijeve te saj e nga ana tjeter nje shtepi e vogel perdhese ku kishte jo me pak po 50 pata e pula. Ne shkojme bashke ne depo ku ajo merr hime te cilat i bente po nga nje toke e vete ne fshatin e babait te saj e rreth nesh afrohen me zhurme nje mori e madhe e patave e pulave…. Mbetem me goje hapur!!
Liljana me familjen e saj kishte krijuar nje fshat te vogel ekologjik ku ajo ushqehej pothuaj ne pjesen me te madhe me ushqimet e saj. Nje enderr kjo qe e kam pasur me vite por qe skam mundur t’a realizoj :(  Mbetem perseri e shokuar. Burri saj kishte therur nje pule ne mengjes, jo per mua pasi ishte surprize qe erdha, por thjesht per familjen. Me pulen qe Liliana sapo e beri, me buken qe sapo u poq e me specat me gjize, raki rrushi ( edhe kjo e bere vete) e patate te skuqura nga kopshti i saj, ulemi e hame ne veranden e tyre nje dreke totalisht bio, e cila ketu ku jetoj do te ishte enderr!!! Dhe ku? Te Liliana, shoqja ime e gjimnazit, intelektuale, doktoreshe e drejtoreshe per ate zone qe mbulon e qe pas punes nuk ka kohe te pi kafe me shoqet, por me duar te forta e te ashpra punon ne kopshtin e saj deri vone dhe e nxjerr buken e gojes me punen e vet e te familjes se saj! Ne te ikur, e shokuar, e kenaqur nga dreka, shoqeria e bukuria e pamja fantastike e lugines se Devollit ne buze te se ciles shtrihej shtepia e saj, Liliana vrapon te me jape nje kavanoz me mjalte e po ai nga bletet e saj. Rruges per ne shtepine e nenes shikoj turma te medha njerezish te ulur ne kafenete pa mbarim te qytetit tim te vogel, qe kalojne kohen duke biseduar se sa e veshtire eshte bere jeta e duke krittikuar cdo gje e gjithcka, duke ngrohur karriget e kafenese! 
 
 
 

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela