anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Se Jonna mbushi 22 vjec

Publicerad 2018-12-11 14:40:00 i Allmänt,

Kush e mendonte se ti do te lindje ne nje dite tte akullt me -10 grade ne spitalin e Gävles ne Suedi. Ti femija ime e pare qe pas 33 ore dhimbjesh dole ne drite pikerisht ne diten e Nobelit, kur familja mbreterore suedeze mbledh shkencetaret artistet e shkrimtaret me te femshem te botes. Se edhe ti u linde per tu bere njeri nobël ashtu si nena jote Minushe!
 
 
 Sa here qe te vinte babi ne krevat per te fjetur, ti pa u ngrituar akoma ne kembe shkoje kembadorazi ne cep te krevatit, ktheheshe nga dyshemeja e rreshqisje ngadale poshte. sa e sa here ke fjetur ne gjoksin tim e te babit tend se nuk te zinte gjumi ndryshe. Qe e vogel e doje aq shume kontaktin fizik saqe te zinte gjumi edhe kur babi te kishte ne siele e fshinte me fshese me koreint! Kur ishe tre vjece, bashke me Andin kushuririn tend 2 vjec iket nga shtepia e Kristines ne Vellentuna per ne MC Donalnd, secili ma nga nje cante dore me vete. Mire qe ju pa teze Lina se kushedi ku do te kishit perfunduar. Ti engjell qe e mbaje motren tende Emilia sa krenare ne preher kur ishe e vogel e fillove te behesh shoqja me e mire e saj kur ajo u rrit e luante me ty!
 
Klasen e katert fillore e bere ne Durres se une si atdhetare patetike doja qe ju ta mesonit shqipen. A te mbahet mend kur ti dhe Emilia dolet te parat ne krosin qe shkolla beri buze detit e madje moret edhe medalje? Po kur pinim salep e hanim shpesh here levrek te kafeja jone e preferuar Olivia? Dhe kur u be koncerit per 28 nentorit ju e pershendetet me kengen e Astrid Lindgren ”Lille söte Ida” dhe kur moret duartrokitje te zjarrta nga femijet e shkolles? Nje dite shkuat e festuar ditelindjen e shoqes se klases ne Durres e bashke me mesuesen hipet 22 femije ne nje furgon per 9 persona...Ti e perjetove vendin tim ato 4 muaj me gjithe te mirat e te keqijat e tij dhe une jam sa e lumtur per ate eksperience qe j’u dhashe!
 
 
A te mbahet mend kur ishim te nena ne Gramsh dhe ajo bente byrek e ti e shikoje nga fillimi deri ne fund? Kur te jepte ty de Emilias nga nje cope brum e ju luanit me te? E ti i luteshe gjtihmone qe pervec byrekut me veze te bente edhe nje me domate qe ti e pelqeje shume! Pastaj dilnit te ballkoni me kushuririn, Nevilin e i thonit femijeve: ” Cuna cuna bibiluna laje b... me sapuna”
 
 
Qe 12 vjec e vure re nevojen time te madhe te rrija ne vende me diell ne dimer e kur te pyeta nese ti e perballoje dot nje muaj pa mua me the: ” Do me marri patjeter malli, mami por ti ik se une e perballoj”! Kur ishe vetem 14 e pasi une i kisha mbaruar 2 grupet e mia ne Marok, kisha 1 jave pushim e doja te vija te ju ne Suedi se me kishte marre aq shume malli, ti perseri me thot: ”Mos hajde mami se eshte 1m bore dhe gjithe kohes -15 grade, po prit deri sa te vime ne”! Ku e gjeti ti ate pjekuri kaq e vogel! Vete e gjete gjimnazin e degen qe do te studioje, vete i gjete si punet ne butikun Mango dhe recepsionisten ne ate kompani ku punon tani, vete i gjen udhetimet e lira si mami jot e udheton me te fejuarin tend te ne katert cepat e botes. Shume here mendoj nese ky shpirt kaq i pavaruar e ky guxim qe ke, nese jane merita te miat e te babait tend kur shume here vi ne konkluzion se ti je thjesht e lindur keshtu! E lindur per te arrituar e realizuar gjera te medha! Dhe mua s’me mbetet me shume se te jem e lumtur ne ekzaltim dhe krenare te jem nena jote. Dhe kete shkrim po e mbyll po ashtu si ai qe i dedikova Emilia: ”Jonna ime zemra ime, ti je gjaku i zemres time”
 
 

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela