anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Nje elozh te madhe per TY

Publicerad 2023-01-12 20:04:00 i Allmänt,

Te shoh qe je duke fjetur ne trenin lokal ne Stokolm a ne stacion tjeter duke ardhur nga puna. Te degjova pak me pare qe fole shqip e pas bisedes te zuri menjehere gjumi. E di q eke marr trenin apo metrone e mengjesit q ene 5 apo 6 e ke punuar minimumi 8 ore. Me erresiren e dimrit te Suedise patjteter qe lodhja eshte me e madhe. Ti je me rroba pune, punon patjeter ne ndertim apo nje pune tjeter fizike. Dhe ti nuk je i vetem. Ashtu si ty ka dhe shume meshkuj te tjere, por edhe gra qe punojne ne pastrim dhe fillojne punen ose shume heret ose mbarojne shume vone. Besoj se ne shqiptaret ne Stokolm duhet te jemi me shume se 5000 tani. Per te mos harruar shqiptaret e tjere ne gjithe Suedine.

 

Ate qe doja te thoja eshte se dua te te bej nje elozh Ty e te gjithe atyre shqiptareve qe punojne si ti per te mbajtur familjen ketu ne Suedi, per te paguar qirane te 12 000 korona sic e paguan shumica jone kur vjen ketu, por edhe per te ndihmuar prinderit ne Shqiperi. Dhe ju nuk jeni te vetem. Si ju ka me qindra mijera shqiptare jo vetem ne Stokolm e Goteborg, por dhe ne Frankurt, Londer, Milano, Berlin, Athine, Rome e mbare boten. E sata here esshte kjo qe e fillove nga 0-ja? Ishe ne Greqi e mbase Itali e pastaj erdhe ketu? Ne jemi nje popull i thjeshte e punetor, shumica jone eshte zemermire, mesojme gjuhen shpejt ne cdo vend ku shkojme e jetojme me shpatullat tona! Duke perkthyer nga suedishtja ne 3 gjuhe, kam njohur shume kombesi te tjera qe nuk lene ndihme socilale pa kerkuar. Kurse ne jo. Aty ketu ka dru te shtrember qe duan te jetojne me pare te madhe e ne menyre kriminale por keta lloj druresh jane ne gjithe boten!

Te kishim politikane qe punojne per popullin asnje nuk do ikte nga Shqiperia me ate klime fantastike qe kemi e ato pasuri natyrore. Prandaj me dhemb shpirti kur ju shikoj ne tren duke fjetur apo ne takimin me mesuesen e femijes qe une perkthej per Ty!

Edhe nje here, nje elozh te madh per Ty e tu befte dita 1000!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Senaste inläggen

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela