anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

"Parajsa e Akullt" Kapitulli I

Publicerad 2019-05-23 12:22:00 i Allmänt,

Ishte nje mbremje e ftohte shtatori kur Aida arriti ne aeroportin e Stokolmit. Bashke me Markusin, sapo kishin lene Greqine ku temperatura ishte mbi 30 grade. Ata te dy ishin takuar ne ate ishull qe para nje viti. Markus kishte ardhur disa here ta vizitonte dhe tani ata kishin vendosur te banonin ne vendin e tij. Pasi lane avionin dhe hyne ne hollin e aeroportit ku ishte shume fresket, ne avion u kishin thene se temperatura ishte 14 grade, Aida veshi menjehere nje xhakete vjeshte. Ndersa pak me tutje, disa vajza te reja suedeze, te cilat ndoshta donin t’a zgjasnin edhe ca veren qe kishin marre nga Kreta, ishin akoma me bluza te holla. Ne aeroport i priti nje shoqe e Markusit e bashke me te u nisen per ne Eskilstuna, nje qytet pak ne perendim te Stokolmit. Ora ishte rreth gjashte e mbremjes dhe normalisht ne ate kohe te dites nuk duhej te ishte errur akoma. Por dita ishte shume e vrenjtur dhe Aides i dukej sikur ishte erresire e plote. Gjeja e pare qe i beri pershtypje ishin dritat shume te zbehta te shtepive. Nuk e kuptonte nese njerezit kishin rene per te fjetur apo ishin akoma zgjuar. Apo mos ndoshta ishte nje lloj pergatitje e suedezeve per te hyre ne vjeshte, e cila ishte sinjali i fillimit te dimrit te gjate e te erret, gjene e vetme per Suedine te cilen Aida mbante mend nga gjeografia. Kishte degjuar shume pak nga Markusi per familjen ku do te shkonim. Ato ishin dy familje me femije, e pervec ketyre ne te njejten shtepi jetonin edhe dy persona te tjere. - ”E po kjo pike e zeze, mendoi Aida, c´jane keta njerez ne nje shtet te pasur si Suedia qe jetojne keshtu kapule me njerri-tjetrin!” Me vone, pas nje bisede me njerin prej tyre ajo degjoi se atyre u pelqente te jetonin ne nje forme te tille e cila quhej "kolektiv". Kjo forme e te jetuarit i kishte rrenjet nga vitet 70-te ne kohen kur ne Suedi ekzistonin dy lloj levizjesh. Njera quhej "Flower Power" e cila ishte marre nga SHBA por qe ne Suedi ishte akoma me ekstreme. Kurse tjetra quhej "Gröna vågen" qe do te thote "Levizja jeshile" dhe qe kishte te bente me kujdesin per ambjentin dhe natyren. Ideja e ketyre levizjeve ishte shkurtimisht "Liria e njeriut" ne formen e mendimit, te seksit, pavaresia e femrës, ”shkeputja nga zinxhiret burokratike”, nga stresi i jetes industriale dhe kthimi te "Nena natyrë", sic do ta quanin vete ata. Shume te rinj dhe familje qe u perfshinë ne kete levizje, lane qytetin dhe shkuan ne fshat per te jetuar ne menyre kolektive. Nje pjese e tyre kishin bageti dhe toke prej te ciles mirrnin shume prodhime, kurse nje pjese tjeter benin pune artizanati dhe te të gjithe mbizoteronte parimi: "asnje lloj ndihme nga makinerite". Dhe si per ironi fati, ekzistonte nje parim themelor ”C’do gje me forcat tona”. Produktet e tyre ata i shisnin ne pazare dhe ne kete menyre mbaheshin ekonomikisht.
Nje komshie e cila kishte jetuar ne nje kolektiv te tille i tregoi Aides me vone se, kur nje shoqja e saj e cila sapo kishte lindur femije ne maternitet, burri i saj e mori foshnjen e sapolindur ne shtepi 50km ne biciklete. Dhe kjo gje vetem e vetem qe foshnja te mos e bente rrugen e pare ne jete ne automjet, por t’a bente ne nje menyre sa me te natyrshme! Kur foshnja qante, ai ndalonte makinen qe ecte mbrapa tyre ku ishte nena e femijes. Ajo i jepte gji dhe kur foshnja qetesohej ata vazhdonin rrugen. Pra ata ishin me te vertete “te cpuar ne tru”. Ne ate lloj jete jo pak gjera ishin ekstreme. Mqs liria ishte motoja e tyre kryesore, kjo donte te thoshte liri ne cdo gje dhe shume prej tyre merrnin droge fare hapur. Ata qe merrnin droge dhe ne te njejten kohe punonin, e kaluan lumin me kollaj. Por shume te tjere qe mundoheshin te gjenin “kuptimin e jetes” vetem duke filozofuar e marre droge, perfunduan tragjikisht. Ne disa kolektive kishte liri te hapur seksi, ku nje femer shkonte me nje mashkull nje nate dhe naten tjeter me nje mashkull tjeter. Kjo gje beri qe shume gra te kishin femije me baballare te ndryshem ne te njejtin kolektiv. Si e duronin ata meshkuj nje gje te tille, vetem nje zot e di, por nje gje u be shpejt e ditur. Keta te rinj me kete vrull rinor dhe me keto ide, do ta kuptonin se ajo jete s’ishte aq e lehte sa c’ju duke ne fillim. Te ngriheshin qe ne pike te mengjezit e te milnin lopet, t'u hidhnin ushqim pulave e t'u keputej kurrizi gjithe diten ne are sepse asgje s'behej me makineri, s’ishte me interesante dhe si perfundim u kthyen ne jeten e tyre te meparshme. Ajo pervoje ishte thjesht nje aventure e lezetshme per te provuar dicka te re. Ata nuk kishin pse ta lodhnin shume mendjen! Sepse jetonin ne nje shtet i cili do t’u jepte ndihme sociale ”per tu rikthyer ne jeten e perditshme” kur ata te lodheshin nga jeta ne kolektiv. Ato kolektive qe ekzistonin ne ate kohe kur Aida u zhvendos ne Suedi ishin thjesht te llojit ku disa familje jetonin bashke, ku secili kishte shtepine e vet dhe se bashku kujdeseshin per ambjentin perreth dhe ku ne cdo veprim respektohej natyra. ***

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela