anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Virusi Korona dhe dy anët e medaljes

Publicerad 2020-05-23 14:09:00 i Allmänt,

Korona dhe dy anet e medeljes

Eshte shkurt i vitit 2002 dhe une studjoj per agjensi udhetimi ne Stokolm. Profesori qe jep lenden e avionit na tregon se nje avion kushton me shume ne toke se sa ne qiell, pasi shume vende marrin taksa teper te larta ne aeroporte. Mua me renqethet mishi kur e degjoj. I gjithe globi kishte ne ate kohe nje trafik qe e ndotte natyren, por trafiku ajror edhe pse ishte i dendur, kishte nje limit. Ne fillim te viteve 2000 fillojne kooperimin ne Evrope kompani ajrore si Ryanair dhe Easy Jeet e te tilla, me pas ne te gjithe boten. Vazhdimin e dime tashme, trafiku ajror ne te gjithe globin u be aq i shpeshte sa ishte frike kur mendoje se sa avione mund te ishin ne qiell per momentin, 500 000, 600 000? Shume ambjentaliste ne gjithe boten u muduan t’a frenonin kete marsh, por kapitalistet e pangopur me mjetet e tyre financiare i ndalonin. Si ketë rast e raste te tjera kur behej fjala per shketerrimin e natyres. Se kam kuptuar kurre konkluzionin e OBSH-së që thote se trafiku ajror qendron vetem per 2% te ndotjes se natyres. Per mendimin tim eshtë shumë më tepër.

Ne kete realitet te bukur te konsumimit gjigand te cdo gjëje materiale, te trafikut ekstremisht te dendur ajror, te mauneve, anijeve, makinave private që shtoheshin cdo ditë e me shumë e te fabrikave ne shume vende te botes te cilat nuk kujdeseshin pothuaj fare per tymet helmuese te oxhakëve te tyre, na vjen papritur nje virus që ben te ndaloj boten. Ne fillim pak si duke qeshur ne Kinë, vetem pas disa javesh ne Itali, e me vone, virusi i tmerrshem ”Korona” shperndahet pothuaj në te gjithe boten. Teori konspirative filluan te qarkullojne ne menyre teper efektive. ”E leshuan virusin ne Kine te zvogelojne popullsine atje” ”Ne Itali e leshuan që te eleminonin shume pleq italiane qe marrin pension” ”Jo nuk eshte grip por nje dobesi e trupit qe shfaqet ne shenja gripi per shkak te vales G5 qe ështe shumë e dëmshme per trupin e njeriut” ”Te pasurit e botes duan të krijojne nje rend te ri” etj etj. U be fakt qe ky virus conte ne vdekje moshën e tretë dhe ata qe kishin probleme patologjike. Shtetet u angazhuan një nga një e vendosen izolim te rreptë për njerezit. Si fillim 4 jave, pastaj të tjera e te tjera.

Rezultat i izolimit, ishte mbyllja e fluturimeve dhe komplet transportit rrugor, pervec atij te qenësishem per jetën, si fillim brenda për brenda Evropës e në vazhdim vendet e tjera. Sa e sa miliona ne botë i mirepriten keto vendime, pervec atyre qe s’mund të takonin te afermit apo te ktheheshin ne vendet e tyre! Kushedi se sa janë lumturuar shefat e OBSH-së Green Pease e të organizatave ambjentaliste që me vite kane punuar per te ruajtur natyren, por s’kane mundur t’ia arrinin qellimit. Kurse unë kam reflektuar thellësisht.

Duke ardhur nga nje vend ekstremisht i varfer ku 5 femijë në nje shtëpi rriteshin me rrobat e njeri tjetrit e ku qellimi kryesor i jetës ishte të mbushje barkun me bukë, une jam shokuar kur kam dale nga Shqipëria ne 1991 prej materilizmi gjigand e makutërisë së njerzve. Që ne 1992 thoja me vete: “Si mundet që dyqanet e rrobave nuk vendosin sikur nje muaj ti mbyllin fabrikat e tyre, vetëm për te ruajtur natyren! Fabrikat qe prodhojne makina, avion, mobilie e cdo gjë materiale qe bota perëndimore e ka me shumicë shumë më tepër se i duhet?!” Te gjithe kishin cdo gje, por i nderronin rrobat cdo javë, makinën cdo dy vjet e moblijet e shtepise cdo 5 vjet??? Pse? Sepse kapitalistet e pangopur donin te prodhonin cdo dite, e ne shume fabrika nuk ndalej prodhimi per 24 ore. Vetëm e vetëm se ata donin ti shtonin akoma me shume kapitalet e tyre në emër te rritjes së mirqënies! Asgje si frenonte pervec se virusit te tanishem korona!

Ndjej shumë dhimbje për te gjithë ata qe kanë humbur të afermit e tyre prej tij. Por a përgjigj natyra ndoshta me menyrën e vet? Këte do ta mesojmë më vonë. Një gjë e dime tashmë të gjithë. E lënduam shume me dekada e shekuj dhe do vinte nje ditë që ajo do na i kthente me menyrën e saj. Eshtë mrekulli te shikosh delfinet te hyne ne kanalet e pastra te Venecias, dreret qe ulen ne periferi te Londres apo kur shikon qiellin e paster te Tiranes nga smogu. Ashtu sic kemi kaluar epidemi te tjera kur kemi qëne shumë me pak te pergatitur, do ta kalojme edhe kete pandemi.

Rhjedhoja më negative e ketij virusi është rënia e thellë e ekonomisë ne të gjithë botën. Nuk jam ne merak për vende si Italia a Suedia, Franca apo Anglia. Ato kanë tashmë një ekonomi të fortë e dalin në fund të fundit nga kriza. Pika e zemrës eshtë vendi unë  Shqipëria i cili ishte i varfër e tani akoma më shumë. Unë do të doja të sugjeroja të gjithë ju emigrantë që e lexoni këtë shkrim, të bëni pushimet ne Shqipëri këtë verë, sidomos ju që jeni afër e shkoni me makinë. Por jo ne resortet luksoze me nga 500dhoma qe të gjithë e dimë janë të deputetëve e minstrave tanë ”të dashur” ¨te cilët kanë rrjepur popullin ketu e 29 vjet. Por po them për pensionet e vogla me nga 2-3kate të cilët i benë vendasit ne vendet e tyre ku kishin nje byrektore apo akullore dhe ata emigrantë që u kthyen nga perëndimi e më paret e kursyera i ndertuan keto pensione. Nëse nuk njihni e mqs kam punuar 15 vjet me grupe suedeze në Shqipëri e njoh shumicën e hoteleve, do ju rekomandoja Hotel Oaz e Grabova ne Durrës, Nimfa e Delfini ne Vlorë, Take ne Borsh, Epirus e Peshkatari ne Sarandë. Ata kanë cmime të arsyshme e ne si përfundim mund të shijojmë bregdetin tonë perlë, të pastër si para kohës së demokracisë. Ata qe preferojne feeskine ne vere mund te kalojne nje jave te mrekullueshme ne Gryken e Rrugoves qe eshte perle.
Në fund, uroj që të gjithë ju shqiptarë që keni mundesi te kontriboni sadopak ne ekoniminë e Shqipërise që të rinjtë te mos e lenë vendit tonë, të kontriboni sa më shpejt të jetë e mundur! Mos harroni se nga momente krize, dalin mundësi të jashtëzakonshme!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela