anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Si te udhetosh lirë

Publicerad 2019-04-19 12:50:00 i Allmänt,

Disa njerez mendojne se une duhet te kem ekonimi shume te mire qe bej kaq shume udhetime. Por e verteta eshte ndryshe. Duke punuar 15 vjet ne agjensi udhetimesh une thjesht kam mesuar sekretet e punes dhe gjej udhetime shume te lira.Ne fillim, kur ishin destinacione qe nuk i njihja, bleja nje udhetim charter pra pakete me avion dhe hotel. Nese me pelqente ai vend, shkoja perseri, por bleja vetem avionin dhe hotelin e gjeja vet. Si fillim duke e njohur destinacionin e duke shkuar direkt ne hotel dhe me vone me booking.com. Por po shpjegoj më me hollesi.

 Kur vinte dimri dhe une kisha pak pune me agjensine time, gjeja udhetime te minutes se fundit me agjensi charter qe ketu ne Suedi jane Fritidsresor qe tani quhet Tui, Ving dhe Apollo. Me ato gjeja ne destinacione te aferta qe jane Mesdheu, Ishujt Kanarine, Maroku, Jordania dhe Kepi i Gjelber, nje pakete me avion e hotel per 150€ per nje jave dhe ky nje udhetim i minutes se fundit, ku nuk e di se ne cfare hoteli te cojne. Apollo conte gjithmone ne hotele me 2 ose 3 yje. Kurse me Tui dhe Ving kam qelluar ne shumicen e rasteve ne hotelet e tyre Blue Village dhe SunWing me 4 yje, pasi atyre u intereson ti mbushin. Per destinacionet e largeta, rasti me me fat ka qene ne Phuket/Thailande ku e bleva bileten paradite me Tui dhe fluturova mbasdite ne oren 17.00 (dhjetor 2016) po te asaj dite dhe qe kushtoi 500€ me avion dhe hotel me 5yje. Si mund ti ulin cmimet kaq shume? Si fillim keto kompani gjigande charter, blejne afersisht 50-70% te dhomave ne nje hotel e afersisht 200 hotele ne nje destinacion si Phuket apo Ishujt kanarine. Ne ate hotel ku i kane mbushur dhomat me pak, cojne udhetare te minutes se fundit pasi ato jane paguar tashme qe pa filluar sezoni. Dhe me e rendesishmja, ata kane avionet e tyre dhe ndryshe nga avionet e rregullt, ato funksionojne keshtu: ”Avioni iken qe iken, prandaj eshte me mire qe ti mbushim vendet se sa te jene bosh”. Pse? Sepse ti nga ajo kompani, pervec hotelit ku dhe aty ka bere fitim edhe pse te vogel, ti ben shpenzime te tjera ne avion, hotel apo  blen eskursionet e tyre, burime fitimi keto te cilat nuk i kane kompanite e rregullta te avionit. Dhe pikerisht duke shfytezuar kete fakt, une fluturova ne Aruba me Ving, 2 jave per 300€, ne Kuba per 200€ dhe ne Meksike per 400€. keto vende kisha mjaftueshem me pervoje dhe e kam gjetur hotelin vete nepermjet booking apo airbnb. Pra nese udhetimi ne Aruba me avion e hotel me Ving do te kushtonte 1000€ mua me vajti 600€, gjeta nje apartament me airnbnb dhe ne kete menyre perjetova edhe jeten e perditshme, nje fakt ky qe me intereson me shume e qe s’do ta kisha bere kurre nese do bleja paketen me Ving. Nga ana tjeter ndihmoj popullsine lokale dhe jo kompanite e medha qe jane tashme super te pasura. Pra i vetmi sekret per te udhetuar kaq lire, eshte nese je fleksibel, i studion ne faqet e kompanive charter kur ato flutojne ne ate destinacion qe do dhe e blen, nje apo dy dite perpara. Kam blere mbi 10 here avion per ne Tenerifa dhe Grananaria per 30€ vajtje ardhje. Por duhet patur parasysh qe kete cmim nuk e gjen asnjehere nje jave para, gjate dhe pas pushimeve te shkolles, pra "sportlov" "påsklov" sommarlov" dhe "Jullov" Rruge te mbare!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela