anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Keshtu do te na kërkojnë edhe stërnipat tanë?

Publicerad 2017-10-20 11:40:00 i Allmänt,

Ne aeroportin e Frankfutin duke pritur per avionin ne Stokolm. Pasi kisha ecuar mbi 10 minuta dhe kisha ne dore nje cante te rende, psheretij me ze kur ulem. Gruaja ngjitur me mua me thote me buzeqeshje: - Peshperitje e thelle, dukesh qe je e lodhur! – Po, i pergjigjem u lodha qe kam ecur gjate e qe do pres ketu edhe dy ore per avionin tjeter. E keshtu fillon nje bisede e ngrohte midis nesh.
Judit ishte nga Portland e Amerikes dhe kishte ardhur ne Gjermani te takonte nje pjese te fisit te saj nga ana e te jatit. Nje gjerman nga krahina e Bavarise, me te njejtin mbiemer me te, kishte ikur ne Amerike ekzakt 300 vjet me pare. Judit kishte bere kerkime per te dhe nje agjensi ne Portland e cila merret pikerisht me keto lloj kerkimesh, i kishte gjetur nje pjese te madhe te fisit qe jetonte akoma ne Gjermani, i kishte rregulluar udhetimin, me bilete avioni e hotel, dhe ajo per dy jave kishte takur 21 persona te fisit te te jatit te gjitha moshave, nga nje bebe 6 muajshe te nje plak 84 vjecar. Judit ishte e ekzaltuar nga takimi me ta, ishte lumturuar te ndante nje pjese te jetes se tyre dhe kishte ftuar shume prej tyre ne Portland.  Me pyet me vone se ku do te shkoja dhe kur i them ne Stokolm, ajo thuaj se kercen nga lumturia! Fisi i nenes time vjen nga Suedia, nga krahina Jämtland. Stergjyshi im shkoi ne Norvegji e mori anijen per ne Portland nga Trondheimi. Por une s’kam mundur dot akoma te bej kerkimi per ta.
A thua qe nje dite te bukur pas 300 vjetesh, sterniperit tane e stermbesat tona do te bejne kerkime te tilla per ne shqiptaret? Do te na ndjekin me historine tone, pasardhesit tane e varret tona atje ku kemi emigruar, ne Suedi a Itali, Amerike a Australi? A do t’a gjejne valle edhe se cfare pune kemi bere nese interneti s’do te ekzistoje atehere? Ka mundesi te jete krejt e mundur!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela