anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

CAPO VERDE APO KEPI I GJELBËR

Publicerad 2016-04-02 12:51:00 i Allmänt,

Dielli ka ndricimin e një dite të bukur maji, temperatura është rreth 28 gradë, deti i tëri në një nuancë gurkali dhe nje puizë e lehtë fryn nga perëndimi në këtë ditë në mes te janarit. Femrat ecin ngadalë, vithet e tyre të larta me kosha me fruta lëvizin në ”slow motion” ngjyrat e rrobave i kanë te ndezura dhe disa prej tyre kanë edhe fëmijë te lidhur ne kurriz. Tre rruget e vetme te qytetit Santa Maria kanë jo më shumë se 15-20 makina ne qarkullim, qyteti ka vetem 8000 banorë, nuk sheh ansjë që nxiton apo vrapon dhe kudo mbizoteron mentaliteti ”merre shtruar”. Asnjë lloj stresi, asnjë shitës që vrapon pas teje me fjalët ”special price” nje birrë e ftohtë në perëndim te diellit te bari brazilian ne atë plazh ku ka as pak por as shumë njerëz, te gjitha keto të japin nje ndjesi te tejskajshme relaksimi të cilët disa do t´a quanin parajsë.
Jam ne ishullin Sal, një nga 10 ishujt e shtetit të vogël Kepi i Gjelbër i cili ndodhet rreth 500 km në perëndim te Senegalit dhe i cili u bë shtet i pavarur ne 1975. Dikur nje grup ishujsh të pabanuar, ata u zbuluan nga portugezët ne 1496 të cilët i bënë më vonë në koloni te tyren. Ishulli shërbeu si fillim si qëndër tregtare për shitjen e skllevërve afrikanë e më vonë si depo nafte për anije e avionë. Disa nga ishujt janë të gjelbër dhe kanë një natyrë të thepisur si Santiago ku ndodhet kryeqyteti Praia. Por disa prej tyre jane komplet të sheshuar e me shumë pak gjelbërim sic eshte Boa Vista apo ishulli Sal ku gjendem tani. Janë pikerisht këta dy ishuj të cilët kanë plazhe të gjata e me rërë të bardhë, uji i oqeanit Atlantik është kristal e ndryshe nga ishujt Kanarin, i ngrohtë edhe në dimër. Eshtë pikërisht ky faktor që ka bërë që këta dy ishuj të kenë turizëm edhe në dimër.
Në muajt nëntor e dhjetor një atraksion i madh në këta du ishuj janë breshkat e detit të cilat vijnë për te lëshuar vezët e tyre ne breg. Për ata që zhyten është kjo një kënaqësi e madhe pasi ato janë me mijëra. Kurse në pjesën lindoret të ishullit është plazhi i madh Kite Beach, ku qindra njerëz rrëshqasin në ujë me parashytë pikërisht për arsye se ky plazh ka shumë erë te fortë. Kur i shikoj kam një dëshirë të jazhtëzakonshme të rrëshqas me ta, aq fantstike duket! Por dëmtimi im në shpatull e bën fatkeqsisht të pamundur këtë sport kaq fizik. Këtë herë po kënaqem me notin në oqeanin e ngrohte i cili kerkon minimumin esforcimit dhe ku shokët e mi surfistët e vegjël më bejnë shoqëri. Ashtu si fëmijët që 5 vjec mësojnë të bëjnë ski në Suedinë ku jetoj, fëmijët në Santa Maria mësojnë të rrëshqasin në oqean.
Pasi sollën skllevër nga Afrika e ngritën aty koloni të tyren, portugezët themeluan dalngadalë qytetet e këtyre ishujve dhe u përzien me skllevërit e tyre. Nga kjo përzjerje u krijua një racë e bukur e cila quhet kreole, gjuha që filloi të flitej u quajt kreole dhe e cila është një përzjerje e portugishtes me gjuhën e Guineas e Senegalit dhe pjesa më e madhe e ushqimit që hahet quhet patjetër kreol. Gjëja më e bukur është ta provosh atë ne vend por pjata ime më e preferuar është ”cachupa”. Eshtë një gjellë që zihet gjatë e ngadalë me misër, me perime vendase, me patate të ë,bël e me nje përzjerje që se kam parë asnjëherë, me mish pule, derri, vici dhe peshk tuna. Përzjerja e këtyre shijeve që shpërthejnë në gojë ishte për mua një eksperiencë përtej të zakoshmes, përbërja ishte e trashë dhe e butë si fasulet, por shumë më e pasur se to. 
Muzika që luhet në shumicën e bareve të ishullit quhet edhe ajo kreole e si gjithë të tjerat, është përzjerje e muzikës portugeze me atë nga Senegali e Guinea. Ritmet janë të gëzuar e të qeshur, artistët e rinj e të vjetër që luajnë këtë muzik vënë shpirtin e tyre në të dhe si i madh apo i vogël, si turist apo vendas e ka te pamundur të mos kërcejë në tingujt e saj. Eshtë pikërisht kjo muzikë e cila ështe zanafilla e ritmeve të salcas e sambos që kërcehen ne Brazil pasi nga këtu u nis pjesa më e madhe e skllevërve të cilët u dërguan në Brazil.
Për shkak të distancës që ishujt kanë nga kontinti i Afrikës ku ata edhe bëjnë pjesë, për shkak se popullsisë mjaft të vogël të tyre, me më pak se 500 000 banore, dhe për shkak të mungesës së industrisë bëjnë që oqeani rreth tyre është shumë i pasur me peshk. Dhe pikërisht nga kjo arsye, peshkimi është një nga mjetet kryesore të jetesës. Burrat peshkojnë herët në mengjes kurse gratë e qerojnë dhe e shesin peshkun në restorante apo hotele. Prandaj edhe ne shumicat e restoranteve ka peshk të freskët e të gatuar në menyrë të përsosur e cfarë është më e rëndësishmja, shumë më të lirë se në Europë. Por për të shijuar atë peshk të mrekullueshëm dhe për të përjetuar në mënyrën më gjenuine cdo gjë që ofron ky ishull, do ju rekomandoja juve që do t´a vizitoni, të mos shkoni në resortet e mëdha që i mbajnë turistët brenda nga mengjesi deri në darkë. Gjeni vet nje hotel pikërisht brenda në qytetin e vogël Santa Maria ku do të mund ta përjetoni jetën e popullsisë lokale, kulturën e ishullit Kap Verde dhe vetë ishullin në mënyrën më të bukur.
 
 

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela