anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Shqiptarët, fatkeqët e Europës. Afrikanet, te favorizuarit

Publicerad 2021-02-11 11:53:00 i Allmänt,

Nje anije me djem te rinj nga Senegali sapo erdhi ne plazhin e qytetit Los Cristianos në Tenerife. Që prej verës 2020 e deri në fund të janarit, në ishujt kanarinë kanë arritur mbi 18 000 persona nga Senegali e Mauritania, citon gazeta ”La Tercera”. ”Keta ishuj janë bërë një Lesbos i dyte” citon po kjo gazetë.
Prej dekadash globalistët e botës kanë përgatitur këtë lëvizje të popujve afrikanë, arab, e aziatik për në Europë. Si fillim u përdor Lampeduza në Itali për afrikanët që vinin nga Libia, e më vonë Lesbos në Greqi për popujt arabë e aziatikë me protekstin se vinin nga lufta ne Siri e Irak. Por sa prej tyre erdhën me te vertetë nga lufta, këtë e dime shumica jonë që ndjekim shtypin alternativ e jo atë te censuruar nga e majta europiane. Kur shikoja atë anije me emigrantë s’kishte se si mos të më shkonte ne mendje Eksodi i vitit 1991. Anijet në Durrës u moren nga turmat e njerzve te uritur e shpërfytyruar nga diktatura, në një anije ishte 10-fishi i personave që ajo mbante e plot familje me fëmijë të vegjël, për të shkuar në Itali për një jetë më të mirë. Pasi mberritën ata i futën ne stadiumin e Barit ku iu desh të kalonin dy netë, për tu regjistruar e për të bërë kontrollet mjeksore dhe ushqimi e uji iu hidhej me helikopter nga larg. Emigrantët te cilët vijnë këtu ne Tenerife, ku unë jetoj gjatë dimrit, kanë trajtim krejt tjetër. Ata vijnë me barka të vogla jo më shumë se 30-40 persona, izolohen në fillim për vizitë mjeksore dhe për të bërë testin e Covidit, e më vonë i cojnë nëpër hotele. Pse jo? Me një gurë, globalistët vrasin dy zogj. Sjellin afrikanë ne Europë, e mbushin hotelet qe janë bosh për shkak te Covidit. Dhe këta të rinj të cilët duhet të ndimonin familjet e tyre, janë vendosur ne hotele me 4 yje si ”Playa Real” me poshtë.
Varset e tyre të dorës me ngjyra të ndryshme tregojnë hotelin ku ata rrinë dhe atyre i’u ofrohen pushime luksoze 3 – 4 muaj. Ushqimin e fjetjen i kanë falas, plazhet si ”Playa de Las Americas” e ”Playa de Fanabe” ku nje familje europiane i duhet të kursejë një vit të tërë për të ardhur dy javë ne "all inclusive" , i kanë në dispozicion, vetëm se ka disa ndryshime. Atyre iu jepen rroba, celulare dhe 10 Euro në ditë si ”pare xhepi”.
Më thuaj Bruksel i poshtër, ku ekzakt eshtë arsyeja që u jep statusin refugjat e pervec asaj t’u bëhet ky trajtim kur në Senegal ska as diktaturë, as luftë, e as uri? Pse merr të holla nga taksapaguesit europianë e ju’a jep këtyre të rinjve të jetojnë ne luks, pa punuar as edhe një ditë? Pse mos të gjejnë vete punë e shtëpi në atë vend ku emigrojnë, ashtu sic kanë bërë emigrantët me shekuj, por duhet ti cosh në hotel luksoze? Ku ishe ti Bruksel në mars te 91-it kur ata mijëra shqiptarë u futën ne stadium e nuk i fute në hotele me 4 yje buze detit ne zonat me ekskluzive të Italisë? Po te mos ishte popull bujar italian qe ndimoi me ushqime e veshje, do te kishte qene shume veshtire per ne. Pse paska Bruksel më shumë vlerë per ty senegalezi e arabi i Sirisë (por që shumë herë vjen nga Jordania apo Libani) dhe i cili jeton me muaj ne Greqi ne hotelet buzë detit e shqiptari mbytet në Otranto me fëmijë të vegjël e ti s’bën asgje? Sa prej tyre kanë kontribuar në të ardhmen në ato vende europiane ku kanë shkuar, kur shqiptarët në Itali vetëm pas 25 vitesh kanë mbi 33 000 aktivitete private duke kontribuar vazhdimisht me taksat e tyre?
Djemtë e rinj 15-30 vjecare, të gjatë e muskulozë senegalezë bëjnë pas mengjesit xhiron e detit, pastaj vrapojnë ”për sport” bëjnë zikzake, ansore, lozin futboll e ngacmojnë cdo femër që shohin në plazh, pasi është fiziologjike. Kur mërziten ulen në bordura e shohin turistët. ”Djemtë e bordurave” në Shqipëri hanë fara, bëjne muhabet e ikin në shtëpi te prindërit. Kurse këta djem azganë shkojnë në dhomat e tyre luksoze, nderkohë që Brukseli e globalistët, bëjnë plane kur ti cojnë në Spanjë, t´ju jap më vonë nënshtetësi spanjolle, e dalngadalë ata të vijnë ne Europën e veriut, pasi në Spanjë shanset për të gjetur punë janë minimale.
A ju kujtohet kur para 10 vitesh, afrikanët zbarkonin me shumicë në Lampededuza e Berlusconi kerkonte ndihmë nga komunitetin europian?
-Duhet ti marrësh, pergjigjej gjithë kohës komuniteti e Kryqi i Kuq.
-Mirë, unë po i marr, u përgjigj si përfundim Berlusconi. Po i’u jap edhe leje të përhershme qëndrimi, po më vonë te ju kanë për të ardhur. Komuniteti Europian pagoi për ta miliarda, si gjithmonë plot nga ato të holla u futën në duart e pushtetarëve, shumë italianë u punësuan, dhe si përfundim shumica e atyre emigrantëve shkuan pas 3-4 vitesh ne Europën e Veriut. Po ashtu do të bëjnë edhe këta senegalezë që janë në ishujt kanarinë. Sa kohë ekzakt do të marri për ta të mesojnë gjuhën e atij vendi ku do shkojnë e të mësojnë një profesion? A do të gjejnë ata punë në Gjermani, Suedi, Belgjikë e Hollande ku shkon shumica e tyre, apo do të jetojnë me ndihmë sociale? Se pikërisht për këtë të fundit ata janë specialistë! Sa shqiptarë, nga ana tjetër, që kanë shkuar në Suedi e Itali nga Italia e Greqia kanë kërkuar ndihmë sociale? Asnjë! Të gjithë punojmë! Por për këta senegalezë që vijnë gjatë gjithë kohës në ishujt kanarinë, jam e sigurt se do të jemi të gjithë ne taksapaguesit europianë që do paguajmë për ta me vite.
Ne nuk kthejmë dot mbrapa historinë për ata qindra mijëra shqiptarë qe ikën klandestinë në Itali e Greqi (përfshij këtu edhe veten time) në kushte c’njerzore e që s’u cuan nga Komuniteti Europian në asnjë hotel lulsoz në pritje të qëndrimit të përhershëm. Ne u fshehëm gjithë kohës, filluam të punojmë që ditën e parë, u diskriminuam e u shfrytezuam ne maksimum 10 vitet e para të emigrimit dhe përballuam cdo gjë krejtësisht me forcat tona. Por ne mund ti themi stop këtij emigrimi të vazhdueshëm të 20 viteve te fundit, të afrikanäve, arabëve e aziatikëve në Europë, emigrim ky i cili është duke zhdukur dalngadalë popujt europianë e kulturën e tyre fantastike. Ti mund të votosh në atë vend ku banon për partitë që janë kundër ketij emigrimi qe po shkaterron Europen, për arsyen kryesore: Do të jenë femijët e tu që do ti paguajnë pasojat në të ardhmen. Zgjidhja është në dorën tonë, prandaj duhet të reagojmë sa më shpejt, para se të bëhet tepër vonë!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela