anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Puerto de la Cruz në Tenerifa

Publicerad 2018-11-03 18:58:00 i Allmänt,

 Rëra e zezë e kokërrmadhe i bën masazh këmbëve të mia kur eci buze Atlantikut ne plazhin Jardin. Plot njerëz jane shtrirë në shezlona te tjerë luajnë tenis a volejboll pak me tutje e pjesa më e madhe ecen në shëtitoren lart San Telmo, atje ku fillon vet qyteti Puerto dela Cruz i cili shtrihet në një kodër shumë të thyer. Ne krye të tij, maja e malit më të lartë të Spanjes, Teide me 3718m lartësi.

Eshtë pikerish ky mal i cili është edhe vullkani qe i ka dhëne ngjyrën e zezë rërës në veriperëndim të ishullit, nje faktor që me lartësine krijon një klime tropikale rreth e tij. Per kete arsye, Teneriffa është i vemti ishull kanarin që ka një brez shume te gjelber rreth malit. Ne Puerto dela Cruz shiu është i pranishëm në pjesën më të madhe të vitit e për këtë ka një  bimesi të harlisur që në kombinim me shtrirtjen gjeografike e Atlantin ne kembe te tij, e ben ate te rreshtohet në qytetet me mrekullitë më të bukura natyrore të planetit.

Kësaj vizite i dhash një javë e u mundova të vizitoj cdo lagje e rrugicë që më dukej interesante. Qyteti i cili qe ne vitin 1502 ishte vetëm një port i vogël, i perkiste provincës ”La Orotava”. Por ne fund te viteve 1800 filloi te zhvillhej nga ana turistike duke u vizituar nga botaniste e piktorë evropianë për t’u bere rreth viteve 1950-të një magnet i turisteve evropianë dhe i cili vazhdon të jetë akoma. Qyteti mori një zhvillim të madh nga ana turistike sa fatkeqsisht shumë hotele të larta u ndertuan ne fillim të viteve 70-të. Por pavarsisht kësaj, qyteti ka akoma nje urbanistikë të bukur e cila ne kombinim me natyrën prrallore të bën te biesh lehtë në dashuri me të!

Pjesa me e bukur e qytetit eshtë padyshim qyteti i vjetër Charco me rrugicat e bukura e ballkonet prej druri tipik kanarinë.

Në cdo rrugice ku kalon ka ndërtesa të tilla të vjetra qe me arranzhime të bukura lulesh e pemësh, cdonjërën prej tyre ke deshirë t’a fotografosh. ”Plaza Benito Galdos” ne rrugen ”Calle Mequines” është një oaz i vogël. Me shtëpitë karakteristike njëkateshte, ajo i perket lagjes se peshkatareve ”La Ranilla” e cila eshte bëre tashme atraksion me restorante, kafe, dyqane me ushqime bio e me palmat me trungujt shishe. E kur të jesh akoma në qytetin e vjetër mos lë pa pirë një kafe në ”Centro Colombus Plaza” nje qëndër e vjetër komerciale me punime druri e me butikë njëri më i bukur se tjetri.
Pasi kalon qytetin e vjetër vjen në pjesën me turistike me hotele e resorte por pikerisht para tyre është ”Lago Martianez” ne Avenida De Colon. Ajo eshte nje lagune te e cila ne disa vende shperthejne shatervane natyrore midis shkembinjeve e ku vitet e fundit i jane shtuar edhe me një grup pishinash aventure, disa prej tyre edhe te ngrohura. Hyrja kushton 8 Euro dhe 15 me dreke.

Nje atraksioni tjeter i madh turistik i qytetit është ”Loro Park”. Si fillim, ai kishte papagajë nga e gjithë bota, por tani, ne siperfaqen e tij prej 13 hektaresh ka edhe tigra, gorilla, pinguine, hipopotame  e delfine. Një mrekulli e cila nuk duhet lënë pa vizituar sidomos ju qe keni femije. Ai ndodhet ne rrugen me te njejtin emer, pra Avenida Loro Parque! Hyrja kushton rreth 35€ por disa hotele kane cmime me te uleta nese blen paketa prej tyre.

Edhe pse cdo gje qe permenda me lart eshte nje domosdoshmeri kur viziton Puero de la Cruz, ajo qe gjithmone me terheq me shume, jane vete perferite ku banojne vendasit. Dhe kjo ne kete qytet eshte Lagja ”Puna Brava” qe me rrugicat e ngushta, shtepite e uleta e te thjeshta shume larg luksit te atyre qe jane ne qender te qytetit, me rrugen e ngushte rreth 80m mbi lartesine e detit e me kafenete ku degjon vetem spanjisht, te ben te ndihesh 100% ne Tenerifa.

Si te shkohet deri atje? Per ju miqte e mi ne Shqiperi, mjafton te beni lidhjen nga nje qytet italian apo evropian. Nga mese 10 qytete te Italise, Frances, Gjermanise e nga disa te Polonise e Hungarise, ka aviona e pakta nje here ne jave me Ryanair, AirBerlin apo Easyjet. Nese e blini bileten e pakta 3 muaj me heret, mund ta gjeni pshm Bergamo-Tenerife Sur per 60€ vajtje ardhje. Hotelet ne Puerto dela Cruz variojne nga 40- 200€/ nata. Por me e mira, eshte qe nje kafe/cortade/cafeconleche e gjen ne shume vende te 1€, rreth qytetit te vjeter ka restorante ku nje pjate kushton 4€, birra 2€ dhe meny me 3 pjata per 8€.

Si perfundim, Puerto dela Cruz eshte nje qytet fantastik per tu vizituar i cili se bashku me nje jave pushime ne Playa dela Amerikas ka per t´ju dhene nje nga pushimet me te bukura e mbresesjellese ne Tenerifa.   

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela