anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Plazhi i Durrësit, banjo e madhe publike

Publicerad 2022-06-17 12:22:00 i Allmänt,

Ki kujdes kur lahesh në plazhin e Durrësit nga ura e Dajlanit deri te kavalishenca, dëgjoj gjithmon njerez. Me vite kjo zonë është shumë e populluar nga turistat e Kosovës qe i qofshim falë, por a kanë ata dhe turista të tjerë ne dispozicion banjo publike? Jo! 31 vjet demokraci e 10 vitet e fundit me nje turizëm te fuqishëm por akoma jo. Patjeter qe turisti do ti beje nevojat personale ne det. Nuk ka si ulet për kafe shumë herë në ditë vetëm që të shkojnë në banjot e lokaleve.
Ky është një nga ato njëmijë probleme idiote qe has turizmi ynë, thjesht per keqmanaxhim. Me ato taksa që paguajnë hotelet e kësaj zone, te paktën 18 vitet e fundit kur unë kam sjell turistë skandinavë dhe shof fluksin në rritje, mund të ishin ndërtuar jo 5 por 50 banjo publike në gjithë plazhin e Durrësit, të Shëngjinit, Vlorës e Sarandës. Po ashtu, këto komuna do të kishin vënë shumë më tepër kazanë plerash, do kishin blerë kamion te rinj e do i kishin hequr plerat jo me lopatë buze detit (o zot cfare turpi të jesh shqiptar) me ata kamionë rrangallë, por sic i heq e gjithë bota. Nga mbrapa hoteleve. Por kush t’a bëj këtë kur kryetarët e kommunave me vite kanë menduar më shumë për të mbushur xhepat e tyre se të rregullojnë plazhet të cilat me turizmin kulturor e malor, përbëjne tani burimin themelor te ekonomisë shqipatare? Kanë bërë, thonë ca zëra. Unë që e kam vizituar Shqipërine nga jugu ne very me grupet e mia, them se te paktën 18 vitet e fundit është bërë aq pak në krahasim me taksat që i kanë hyrë shtetit, sa është një tragjedi! Si nuk u ngrit një nga kryetarët e Durrësit t’a mbulojnë e pse jo, t’a bëjnë lulishte gropën ne krahë te hotelit Adriatik ne Durrës? Ajo është bërë mbi 20 vite vend plerash e kënetë për bretkosat që të lënë pa gjumë gjithë natën? Ah sa do i duhej pak gjelbërim e freski atij plazhi i cili është bërë beton i gjallë!
 
Pse ka shumë mangësi infrastruktura e turizmit ashtu si shumë sektorë të tjerë jetikë në Sqipëri? Eshtë se janë vënë në të kaluarën e vihen akoma ministra të cilët se njohin fare atë fushë ku janë punësuar! Si militantë të vjetër të asaj partie, ata vihen ne ato poste thjesht për rotacion. Mirela Kumbaro është tani ministre e turizmit. Kam shumë respekt e simpati për eksperiencën e saj në gjuhësi. Duke patur vet dy vite një pedagog të fortë të Morfologjisë e Sintaksës, të Nderuarin Met Celikun në Elbasan, mësimi i rrënjësishëm i shqipes më ka bërë të mesoj edhe pesë gjuhë të tjera e më ka lënë të kuptoj se sa e rëndesishme është gjuha e popullit tend.
 
Por cfarë di "Mbrekudhia" Kumbaro për turizmin në Shqipëri? A e ka idenë ajo të papastërtisë makabre të vendeve kryesore të turizmit, ku turistat gjejnë copa “m…” në qoshe pallatesh e plera aq te vjetra sa kalbëzimi ka filluar me javë për shkaka të mungesës së kazanëve? A e ka idenë ajo që ne Korfuz ka plot turistë që do të donin të shkonin në Sarandë, por bileta vetem nga dy familje sarandiotë "bossa", që kanë anijet e bëjnë atje ligjin është me cmimin absurd 28Euro? A e di kjo ministre Atëherë shumë turistë që kam takuar atje ikin në Patra ku bileta është 5 Euro e distanca 3 herë më e madhe se në Sarandë? A e di kjo ministre qe vajza ime pagoi 25€ per dy shezlona ne Ksamil se donte ti tregonte te fejuarit bregdetin e nënës, kur jo më tutje se në Lefkada të Greqisë në shumë pjesë të plazheve private, shezlonat janë falas mjafton që të konsumosh dicka? A e di kjo ministre që një sallatë "Cezar" në Ksamil është 10 Euro sa në Suedinë ku unë jetoj po ku rroga mesatare është 10 herë më shumë se në Shqipëri??? E thonë pastaj se shqiptarët e kanë braktisur plazhet e Shqipërisë...
A e di kjo ministre që në të gjitha kalatë dhe muzeet por vecanërisht në Butrint, guidat që shoqërojnë grupet i ruajnë biletat e nga 50 presin vetëm 25 bileta? Fitimin e ndajnë patjetër me rojet? A e di kjo ministre qe shumicat e tur operatorëve shqiptarë, (jo kompanitë e mëdha si Itaka apo Apollo) bëjnë pagesë në hotele në Shqipëri në dorë e ato para nuk taksohen asnjeherë. Dhe këtu nuk flas për 10 apo 20 por në mbi 1000 grupe kulturore me 30- 40 persona. As ti e Blendi Klosi që ka qënë inxhinier elekrtik, se keni pasur kurrë idenë e strategjive të turizmit, se keni absolutisht fare haberin nga kjo fushë e as nuk dini si t’a zhvilloni atë.
Edi Rama! Ske pse bën "Mbrekudhitë" e tua me rotacione totalisht të palogjikshme, e që dëmtojnë tmerrisht ekonominë e dobët të vendit tonë, duke ia ndërruar postat ministrave nga një mandat në tjetrin! Emëro një minister turizmi që t’a ketë shkelur me kembë Shqipërinë nga jugu deri ne Kosove, Mal të Zi e Maqedoni, që të ketë edukumin e IATA-s apo tjetër në fushën e turizmit, që di se cfarë është “Outgoing” dhe “Incoming”, që i njeh të gjitha kompanitë ajrore që vijnë në Shqipëri, që t'a ketë idenë sa kushton një paketë njejavore me avion e hotel për një europian në Dhërmi e sa ne Antalya ku asåekt i turizmit funksionon në mënyrë të shkëlqyer, të njohë strategjitë e turizmit, e që të lënë shpirtin në të. Shembuj ke plot, po të sugjeroj disa nga kolegët e mi, Silva Dracini, Auron Tare, apo Kliton Gerxhani. Ministra si Mirela, Blendi e shumë të tjerë, le të vazhdojnë atje ku kanë njohuritë më të thella e eksperiencën më të madhe. Ashtu i shërbejnë më mire popullit.
 
Ana Tabaku
Albaresor
Suedi

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela