anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Rrugët e Astirit Lali Eri

Publicerad 2020-09-01 11:13:00 i Allmänt,

I dashur Erjon,

Shoh dy vajza te veshura super bukur në një emision të Top Chanel- it. Njëra këngtare e tjetra gazetare. Vetem 2km më lart nga ku ndodhet ndërtesa e tv Top Chanell, gjinden dy lagje te mëdha te periferisë ku banojne mbi 200 000 veta, Astir e Yzberisht. Uroj qe makina qe i ka cuar te mos ketë kaluar ne ato qindra gropa qe ka ajo zonë. Sa kontrast i madh Erjoni! Rinia do te vishet, te kenaqet te shijoje jeten, por ne cfare mjedisi? Bari Oslo teper elagant ne Astir, ka perballë stacionin e Lagjes 13, trotuari i te cilit eshtë po i pashtruar, gropat janë te mbushura me ujë te mbetur me alga jeshile, gjysmat e plerave te kazaneve qe jane aty, jane nxjerr jashtë nga komuniteti rom dhe aty vjen një erë e tmerrshme. Mendo për ata mijëra qytetarë që janë të detyrar të marrin ate atobuz cdo ditë në atë stacion.

Vi dy herë ne vit në Astir Erjon për të takuar nënën time. Cdo herë merzitem, lendohem e shokohem se në cfarë gjendje jane ato dy lagje! Shumica e rrugicave brenda tyre jane akoma te paasfaltuara, pluhuri nga toka ngrihet e mbulon cdo gjë edhe pse makinat ecin ngadale, e ne dimer njerezit duhet te bejne ”kalime me pengesa” mbi gropat me uje. Dhe nuk jane nje dy apo tre por mbi 20 rrugica te paasfaltuara. Te dyja jane lagje relativisht te reja, por kane kaluar tre mandate e asnjë nuk eshtë kujtuar për to. E për ata qindra mijëra taksapagues qe jetojne atje me vite e detyrohen të perballen me ate realitet.

Ne shqiperi qe kur fitoi demokracia fatkeqsisht, cdo gje u be mbrapsht. Po ashtu edhe ndertimet. Nuk u fillua ne asnje lagje te re ndertimi i rrugëve, futja e elektricitetit e bërja e kanalit të ujrave të zeza. Pra ”rrumpalle” e cila ka qene refreni i vazhdueshem i shqiptareve. Se si cdo aktivitet privat edhe ndertimin e moren ne dore cubat, qeveria e bashkite i lane te shijne e për më tepër, shume prej punonjsve te tyre moren rushfete per leje ndertimi. Cdo pallat asfaltoi per vete 20m rruge e kaq. Per pasoje, i gjithe vendi u be ajo katrahure qe eshte tani. Por ky nuk eshtë faji jot!

Megjithate gjerat mund te rregullohen edhe me pas. Ti ke qe ne 2016 Lali Eri qe ke marre ”Golden Bee” per ”Pergjegjesi Sociale” te komunitetit tend. Ke rregulluar shume zona te Tiranesë e periferisë së saj. Dhe per kete patjeter qe ke nje elozh te madh! Për mua do te kishte qene me mire te rregulloje rruget e Astirit, sesa të bëje nje shesh te ri ne qendër Tiranes qe i kushtoi taksapaguesve miljona euro. Ajo qe u be u be. Mbase cdo gje ka kohen e vet. Tani, mendoj se ka ardhur koha më mirë se kurrë, të rregulosh keto dy lagje në brëndësi. Ke ne dispozicion nje armatë të tërë punosnjësish, prandaj përvishuni punës e rregulloheni ato rrugë qe s’duan më shumë se 3-4 javë. Kur ti kesh rregulluar Erjon djali, të premtoj se uratat nga ato mijëra nëna që cojnë në shkollë fëmijet, të pleqve që bëjnë pazarin cdo ditë e te gjithë qytetarëve që banojnë në këto lagje, do te ngrohin shpirtin shume me teper se ato cmime që ke marrë. Edhe unë, do të mund ta coj si perfundim nënën time me karrocë te kafeja e lagjes , pasi ajo nuk ben dot më shumë se 10 hapa.

 Gjithe te mirat e te uroj suksese ne punen tende,

Ana Tabaku

Stokolm, Suedi

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela