anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

E ëmbla Kuba

Publicerad 2018-01-07 18:08:00 i Allmänt,

Trupa e Show-t qe do te beje shfaqen magjike se bashku me stafin e animacionit vjen te bari per te na marre te shikojme shfaqen e tyre. Shumica jone do te ulet akoma ne bar por duam s´duam shkojme t’ju bejmë qefin.
Jam ne hotel Los Delfines ne plazhin Varadero te ishullit te mrekullueshem karaib Kuba. Me duhet te vija ketu patjeter, jo vetem qe te plotesoj deshiren time per te vizituar 10 plazhet me te bukura te botes, por me shume per te pare se kush ishte ky vend i cili ishte i vetmi me te cilin Shqiperia kishte mardhenie, derisa erdhi demokracia. Isha teeej mase kureshtare. Zakonisht kur shkoj ne udhetime te gjata marr dhoma me qira ne shtepite e njerzve vendas per t’a njohur sa me shume vendin e ditet e fundit i embelsoj me nje hotel me 4yje. Por Kuba ishte vendi i pare ku hoteli ishte me lire se dhomë me qira. “Allinclusive” buze detit ne fund te nentorit ishte me 35€/nata ne hotel me 3+ yje.
Shfaqen e pamë dhe djali rus qe kishte tre dite 24 ore i dehur, i merr kllounit timonin e bicikletes ne mes te shfaqes, shkon te bari e vjen me timonin ne njeren dore dhe me pijen ne doren tjeter. Ne që e njihnin shperthejme ne te qeshura! Ai ishte nje rus i kendshem e paqesor ne krahasim me ruse te tjere arrogante te cilet i shikoje kudo ne Varadero. Kane qene turistet ruse qe kane shkuar ne Kuba pasi vendi ishte socialist e bashke me ta edhe kanadezet per rreth 40 vite. Ne hotel u miqesova me nje cift kanadezesh qe vinin aty 28 vite rrjesht, madje shpesh dy here ne vit. Ata dhe shume kanadeze te tjere benin pervec pushimeve, pune te rregullt bamiresie duke sjell ushqime, produkte higjenike, rroba e ilace. Ishin miqesuar me popullsine vendase dhe i vizitonin ata ne shtepite e tyre. Ka qene pikerisht ky fakt qe i ka ndihmuar kubanet si ne kohen e Fidel Kastros, por dhe ne vitet 90-te kur vendi ishte ne krize e uri te jashtezakonshme. Parukieria Danielle me tregon se uria ishte aq e madhe sa shume njerez kishin akoma probleme me aparatin tretes nga ushqimi shume i paket i atyre viteve. Por tani shikoje kudo njerez te shendetshme, te veshur mire, me floke te lyer e te prere bukur, e te qeshur. Njerez te qeshur kudo!
Fatkeqsisht ka akoma varferi dhe fakti qe rroga mesatare prej 23$ ne muaj bente te mundur qe shume arkitekte, inxhiniere apo ekonomiste, punonin si shofer taksie apo kamariere ne hotele pasi merrnin me shume. Megjithate, eshte per t’u cuditur e admiruar qe ai sistem funksionon akoma, qe shendetsia e banimi eshte falas, shkolla si e mesme dhe e larte eshte po falas, qe punohet shume qe te rinjte te shkollohen, dhe Kuba mban nga te gjitha vendet karaibe, te Amerikes Qendrore e asaj Jugore, numurin me te larte te kuadrove me shkolle te larte. Kjo i ben ata njerez te kulturuar e vendin e sigurt ne krahasim me vendet e tjera qe permenda ku ka shume disnivele te popullsise, krimilanitet e pasiguri. Keta ma konfirmoi cifti nga Argjentina, Abel dhe Maria ne foton ketu poshte, te cilet vinin aty cdo vit. ”Ketu ka nje solidaritet te jashtezakonshem e njerezit jane sa te arsimuar e shume te ëmbel”- thoshte Abel. Dhe ishte e vertetë! Kamarieret e mia favorite Carmen dhe Patricia ishin gjithmone fol e qesh edhe pse turni i tyre ishte prej 12 oresh. Te ishte djelli dhe klima e shkelqyer ku temperatura mesatare ne dimer ishte 25 grade, apo jane vete ata si popull? Kjo gje me ndihmoi te pakten ne faktin se kujt do t’i jepni bakshish nga ata qindra kamariere, kuzhiniere e recepsioniste. Gjen thjesht disa qe t’a ngrohin zemren me shume. Kurse per punetoret e lulishteve e kisha kollaj, merrja te bari birra e coca cola per ta e ata ishin mese te kenaqur.( p.s- Kete gje ma mesuan miqte e mi kanadeze, gje te cilen e benin gjithmone :) Po ashtu, shumica e turisteve qe shkojne ne Kuba, lene atje gjysmen e rrobave qe marrim me vete. Eshte menyra me e thjeshte se si mund te ndihmosh ate popull te bukur.
Varadero eshte nje gadishull i mrekullueshem me nje bregdet te gjate me rere te bardhe e gjelberim tropikal. Pra nje plazh tipik qe fillon qe me Miamin e Meksiken e Jugut dhe vazhdon ne te gjithe ishuj karaibe e Ameriken Qendrore, per ta vazhdurar derine Venezuala. Ne shume vende pamje e tij eshte aq mbresëlënëse saqe kuptoj fare mire pse Kristofor Kolombus e quatji ate ishull parajse (Kuba ishte vendi i pare qe ai zbuloi ne ishujt karaibe). Por ajo qe me terhoqi me shume, ishte kryeqyteti Havana i themeluar nga spanjollet ne vitin 1515 dhe me arkitekturen e saj fantastike koloniale dhe muziken e gezushme kubane live qe e degjon ne shume bare e qe t’a ben te pamundur te mos kercesh disa hapa salca.
Kapitoli i cili eshte kopja e Shtepise se Bardhe, Pallati i Teatrit, Qyteti i Vjeter i cili bashke me Kalane e buze detit jane ne listen e Unescos, si dhe shume hotele te ndertuara rreth viteve 1600- 1800 te jepnin pershtypjen se ky qytet ka qene teper i zhvilluar e ku tregetare te pasur nga vende te botes kane dhene kontributin e tyre per te krijuar nje kryeqytet ne rangun e nje vepre arti e me nje ekonomi te begate.
Deshmi e kesaj begatie eshte midis te tjerash, Havana Club ne foton me larte, nje zinxhir baresh si ne Havana por dhe ne gjithe kuben ku njerezit e pasur te qytetit pinin rumin e mirnjohur kuban pikerish me emrin Havana Club, bashke me puron e famshme kubane dhe ku luheshin e kerceheshin tingujt e bukur te muzikesh kubane deri ne mengjes. Per te njohur kete pije si dhe jeten e kubaneve te pasur dikur, rekomandoj vizite ne Muzeun Havana Club ku ne ambjente shume te bukura koloniale meson per prodhimin e saj. Persa i perket purove, menyra me e mire te gjesh puron origjinale, eshte te shikosh ku blejne vete kubanet. Ne nje nga rruget e Havanes pashe nje zonje e cila kishte puro ne dore, e pyeta se ku e kishte blere e ajo me tregoi vendin. Iu luta te me shoqeronte e ajo erdhi pa pertese, madje i bleu vete qe te merrte cmimin e vete kubaneve. Keshtu e di te pakten qe ato lloj purosh jane te pastra (ne krahasim me ato qe shiten per turiste) dhe kushtonin 50Cente copa ne krahasim me purot nga 8-25€ ne dyqanjet e tjera. Per nderin qe me beri, i lashe kesaj gruje kuba 2€ te cilat e gezuan shume. 
Nuk dua te permend ne kete reportazh gjendjen politike gjate kohes se Fidel Castros, kontributin e madh qe Che Guevara dha ne revolucion kuban, si dhe gjendjen e tanishme te Kubes, pasi reportazhi merr ashtu ngjyre politike e historike. Por ajo qe doja te shtoja eshte se, si destinacion udhetimi teper lire, me nje klime te mrekullueshme e me histori teper interesante, Kuba eshte nje ishull karaib, qe per te adhurusit e udhetimeve, duhet patjeter te vizitohet. P.s. Mos harroni te provoni kur jeni atje, trekendeshin e mirenjohur kuban Puro- Rum- Kafe :) Pasi sic thone dhe vete kubanet: "La Vida es Buena"- "Jeta Eshte e Bukur"
 

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela