anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Las Palmas në Grancanaria

Publicerad 2015-02-20 20:43:00 i Allmänt,

Errësira, i ftohti dhe dimri ne kombinim me punën, bëjne gjithmonë qe te udhetoj ne vende të ngrohta. Finlanda, Norvegjia apo Siberia nuk me tërheqin akoma… Mbase nje dite nese jetoj për shumë vite afër ekuatorit … :)
Këtë herë udhetoj për në Canaris, ashtu si suedezët e quajnë atë, pra ne ishullin e Spanjes, Gran Canaria. Atje eshtë shumë lehtë dhe lirë për të shkuar nga Stokolmi e Kopenhagen pasi ka fluturime pothuaj çdo ditë. Ishin pikerisht suedezët që e vune kete ishull në hartën turistike te Evropes. Kjo gje filloi në vitet 60-te kur kompania Skanska filloi të bënte shumë ndertime ne jug te ishillit. Disa prej tyre do te beheshin hotele e disa godina banimi. Ky fakt krijoi mundësine për të blerë banesë dhe ne vitet 70-te, u transferuan atje shumë suedezë qe s’e perballonin dot dimrin në Suedi. Shumica e tyre jetojnë edhe sot rreth zonës Sanagostin e cila ndodhet vetëm 15km nga aeroporti. Ajo eshte kthyer tashmë në një qytezë suedeze ku ka një shkollë dhe një kishë suedeze, Svenska Fastighetsbyrån dhe nje spital i vogel ku shumica e personelit është suedez. Dhe patjeter, shumë kafe e restorante janë në pronësi të suedezëve. Ishulli ka popullsinë më të madhe të pesë ishujve Kanarine dhe Las Palmas eshte kryeqyteti i te gjithe ishujve.
Si në të gjithe ishujt Kanarinë ashtu dhe Grancanaria ka më shumë diell ne jug dhe vendet me te njohura turistike janë Sanagostin , Maspalomas, Porto Mogan dhe Porto Riko . Por pjesa më e bukur është në brendësi te ishullit e cila ne krahasim me jugun është shumë më e gjelbër dhe ende gjenuine.
Këtë herë do të shkoja ne kryeqytetin Las Palmas. Në fluturim pranë meje ishte ulur një vajzë rreth moshës 35 vjec, e cila ndryshe nga suedezet e tjere eshte e qeshur, e ciltër e filloi të flasë menjëherë . Ne flasim për punën dhe fëmijët , per udhetime e libra e kur heshtim unë kthehem të lexoj. Pastaj flasim përsëri. Më vonë, hap nje mandarin, i jap dhe asaj dhe ajo pranon me mirënjohje . Pak më vonë ha fruta të thata dhe arra dhe i ofroj përsëri vajzës që edhe një herë merr dhe falënderon. E vë qesen e hapur mbi tavoline dhe i them se ajo mund të marrë sa te dojë . Udhëtimi është i gjatë , afersisht 6 ore, kështu që pas një fare kohe, ashtu sic thote nëna ime e mire, ”them t’ia shkoj nje sy”. Kur sapo me kishte zene gjumi, dëgjoj vajzen te hap çantën e saj dhe nxjerr gjithë kujdes fruta te thata . Ajo merr nga qesja me ngadalë pothuaj ne ”slow motion” e me heshtjen më të madhe. Në atë moment zgjohem , ajo merr dhe një here të fundit dhe e fut qesen shpejt e shpejt ne cante. “Po te hëngërt mortja të hëngërt! Mqs je suedeze, e di qe nuk e ndan gjënë tende me të tjerët! Por kur te ofron tjetri dhe ti e merr e madje e falenderon, pse nuk meson dreqi ta hajë!”. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që takoja suedezë qe hane fshehur vetëm e vetem të mos iu japin te tjerëve. Sikur humbasin duke bere nje gje te tille! Sa e trisht! Nje nga popujt më në gjëndje në botë janë bërë më kopracët e botës!
Por kete here s’kam ndërmend të prish qejfin, kam takuar plot suedezë të tillë në udhëtimet e mia! Po shkoj në Las Palmas qe është një kryeqytet shumë interesant e i bukur për tu eksploruar! Sherbimi urban funskionoi perfekt si nga aeroporti për në kryeqytet dhe përbrenda vet qytetit. Pjesa me e madhe e tij merr nje hollim te vogël nga deti për të formuar më vonë nje gadishull në verilindje te vet ishullit. Qyteti i ka fillimet e tij shumë të hershme me popullsine vendase ”guanc” por u themelua si qytet nga spanjollet ne 1478. Pjesa perëndimore dhe me e re e tij shtrihet ne dy kodra qe me ngjyrat e ndezura te shtepive i japin nje bukuri mahnitese qytetit. Kjo pjese shikohet shume mire nga kati i fundit i ”Katedrales Santa Ana” e cila eshte dhe monumenti me i rendesishëm historik i qytetit. Kjo katedrale se bashku me Pallatin Episkopal si dhe godina ”Casa Regental” ndodhen në pjesën historike te qytetit me emrin Vegueta. Po aty ndodhet edhe ”Casa de Colon” i cili është Pallati ku Kristofor Kolombi banoi ne vitin 1492 pikërisht para se të bënte zbulimin e Amerikes. Kjo pjese e vjeter e qytetit, tejet e këndshme, kombinohet gjithashtu nga godina të vjetra 2-3 katëshe me ngjyra te ngrohta e me ballkonet tipike kanarinë me dru ngjyrë kafe te errët. Ne shumë prej ketyre godinave ndodhen brenda kopshte të vogla si oaze të vertete qe kohët e fundit jane shndërruar ne restorante. Po ashtu ne ketë pjesë të qytetit ka edhe shume restorante te vogla Tapas ku per 3-4 Euro ofrohet mezja tipike spanjolle ”tapas” me birrë. Po në këtë lagje ndodhet dhe rruga tepër e njohur ”Calle Mayor de Triana” me dyqanet e butikët me ekskluzivë te markave nga e gjithë bota por edhe disa butikë me suvenirë te punuar me dorë e produkte nga vetë zona. Ishujt kanarinë, si provincë autonome e Spanjës kanë taksa te ulta. Duke shtuar këtu dhe taksat e ulta të importit kanë bërë të mundur qe cmimet atje janë shumë më te ulëta se ne Evropë. Është pikërisht ky faktor që shoping ka marrë në ishull përmasa te mëdha. Këtë fakt e shikon qartë në qëndrat e mëdha komerciale, Las Arenas, La Ballena dhe El Corte Ingles.
Nëse Vegueta është e zhurmshme nga popullata e shumtë, trafiku dhe turistët te cilët e vizitojne qytetin gjatë gjithë vitit për shkak te klimës së butë, lagja tjetër qe quhet ”Ciudad Jardin” është shumë e qetë dhe teresisht e gjelbër prej parqeve te shumta që ndodhen në të. Pikërisht duke ecur në këtë lagje, takoj një ditë një grup burrash të cilët po këndonin me kitarë. Kjo gjë është e shpeshtë në Las Palmas, mjafton t’a shëtisësh shpesh qëndrën. Kurse në lindje të qytetit gjendet plazhi i bukur ”Las Canteras”, 4 km i gjatë. E pergjatë tij një shëtitore shumë e këndshme me kafe, restorante e hotele ku asnjë prej tyre nuk është më i lartë se 5 kate. Disa prej tyre madje, te frymëzuar nga arikitekti i mirnjohur Gaudi, i ngrejnë katet me shkallëzim. Nje fakt ky shumë pozitiv që më kujton me dhimbje plazhin e Durresit të cilin e kemi shkatërruar me godina 20 katështe vetem 20m nga deti. Si perfundim, Las Palmas është një kryeqytet shumë i këndshëm për tu vizituar. Ai ofron histori, kulturë, clodhje, gjelbërim, plazh dhe shoping në një sipërfaqe krejt të mundshme për t’u manaxhuar dhe në saj te taksave të ulta mund të shpenzosh shumë pak. Ai ofron pothuaj gjithcka, si për turistin ashtu dhe për banorët vendas.
Kommentarer (0)

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela