anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Kalova lumin, te dhjefsha kalin

Publicerad 2019-07-15 13:13:19 i Allmänt,

Kemi mbi nje vit qe nuk shihemi. Ti tani je mire, je aaaq mire sa ske fare nevoje per mua. Pse te me takosh? punen e ke per mrekulli e merr 3200€ ne muaj me plot 3 muaj pushime. Djali i cili ne Itali e bere te qarte se sdo te gjente pune, filloi vetem nje vit me pas, une e motra ime te gjetem shtepi te lire disa here e jo si shum shqiptare qe detyrohen te shkretet te paguajne 1200€ vitet e para, e si perfundim bere edhe kurs per dizenjo qe ne Itali as ne enderr s’do ta shihje. Pse te degjohesh???
Ti perfitove nga zemra ime e madhe, nga une qe te kapa per leckash nga mizerja e te solli ne parajse. E sata je ti ne rradhe qe ben dicka te tille me mua? E 11-ta e 12-ta? Tani s’po numeroj me. Ku do gjeje ti Nene Tereza si une qe te hapi shtepine e te dha ne dispozicion sallonin per dy muaj e vet u shtrengua me dy vajzat ne dhomen e vogel te gjumit? Qe e semure e me gjendje jo te mire ekonomike u sforcua per ty ne maksimum e dha shpirtin duke shkuar ne kembe ne shume vende per te kerkuar pune per ty? Te kujtohej si te jepja kurajoja qe do rregulloheshe e ti flisje duke u dridhur ne kuzhinen time se do ma shperbleje duke u kujdesur per vajzat e mia kur une do te udhetoja? A e bere qofte edhe nje here? Edhe pse ato u strapacuan dy muaj, sepse une e kam ate zemer te arte qe njerezit qe i dua dhe i shikoj te vuajne nuk rri dot pa i ndimuar??? Me thuaj shoqe: sa e sa miq e shoke e dinin gjenden tende mizerabel po asnje s’te afroi doren te ndihmonte? Miq e kushurinj qe nuk kishin vetem dy, por plot dhoma ne shtepine e tyre. A e di sa hipokrizi e eshte si nga ana e tyre dhe e jotja kur dergoni ato zemrat patetike ne facebook? Pse? Se ata se kane me ndergjegjen e vrare qe s’te ndihmuan kur ti kishte nevoje! Dhe ti tani je aq mire sa i dergon lule e zemra? A u ke thene ndonjehere qe ishte pikerisht nje shoqja ne Suedi qe me shtriu doren e mu gjend jo vetem dy muaj po plot tre vjet derisa ti u rregullove ne te gjitha aspektet? Qe s’kishe me nevoje te me ftoje per nje filxhan kafe te ndimoja per te gjithe ate informacion e mbushjen e formulareve te cilat mua me moren 20vjet ti mesoja? Jo nuk i ke thene, as ti e as ata persona qe iu ndryshova jeten nga nata ne dite? Pse? Sepse ju jeni nga ato qeniet njerezore qe praktikojne thenien: ”kalova lumin te dhjefsha kalin” Se ju jeni njerez pa integritet e mbi te gjitha, pa karakter. A do te shkruanin ty ata ne facebook e instagram kur e dinin qe ti ishe shuuume keq??? Absolutisht jo! A do ju shkruaje ti? Jam 100% e bindur qe, ti s’do hyje as ne facebook e as ne instagram me depresionin e thelle qe do te kishe! Ta kthejme pak filmin mbrapa? Cfare do te kishte ndodhur nese une tu luta jo pak por 3 muaj derisa te mora ne Suedi? Une qe 20 vjet qe ti ishe ne Itali s’doje fare ta dije per mua, por isha gjithmon une qe flisja me motren tende e merrja vesh kur vije qe te takoja. Ti do te punoje akoma ne kuzhinen e shkolles ne Como e do merrje 800€ muaji, burri s’do te sillte te ardhura per ato arsye qe ti vet i di, djali i madh do t’ju urrente per varferine ne te cilen ai do jetonte e s’do ti kishte mbushur kurre te dy krahet me tatuazhe, ti s’do ishe ndare absolutisht nga burri jot, se nuk ke pasur kurre as iniciative e drift e s’do te kishe pasur ku te futje koken vetem, por more kurajo nga une qe fare mire e perballoja jeten e ndare ketu ne Suedi, e mbi te gjitha do te ndiheshe mizerabel, ne depresion te thelle dhe me vjen keq nese duhet te them se, mbase s’do te kishit mbushur as barkun me buke!
Me kot miku im Skender Agolli publikon thenie te tilla. Njerez si une e ti jemi teper te rralle ne kete bote, por vemje te tilla si shoqja ime, ka me miliona! Dhe me shpifura, shoqeria i do shume ato! Pse e bera kete shkrim? Sepse jam e bindur se ka shume shqiptare te tjere qe kane perjetuar dicka te tille? Dhe pse per te gjithe ne qe kemi pesuar zhgnjime te tilla, shohim te humbasin cdo dite e me shume dy guret me te cmuar te njerezimit: miresia e dashuria! E mbi te gjitha, dua te di se sa larg mund te shkoj paskrupullsia e njeriut. Se cfare mekanizmash ka ai ne mendje qe ne menyre kaq te shpifur e meson trurin e vet ”ta harroj plotesisht sikur nuk ka ekzistuar” ate njeri qe jo vetem e nxorri ng mizerja, por dhe i dha mundesi te nje mirqenie pa kufi. Une do te vazhdoj akoma te bej mire sic kam bere keto 28vite jashte Shqiperise. E kam ne gjak, per te mire e per te keq, Por fatkeqsisht jo njerezve qe i njoh apo te afermve te mi. Dhe si perfundim, nuk kam absolutisht nevoje te them se bota eshte e rrumbullaket. Thjesht dua te shikoj se si ”karma” do te bej punen e saj! Te uroj suksese te metejshme ne embelsinë e sjelljes ndaj kolegeve e shoqeve te tua qe s’te jane gjendur kurre por qe iu thoni njeri- tjetrit fjale aq te embla!

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela