anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

Mos vidh mor "t'u shitoft zana"

Publicerad 2019-12-01 18:17:16 i Allmänt,

Ndihmat e termetit Isha ne Tiranë kur ra termeti në 21 shtator. Rrija në Astir te vëllai dhe për faktin që ajo lagje është afër Durrësit, termeti u ndje shumë. Pas tronditjes se parë, nxorëm bashkë me vellain, nënën tonë 80-te vjecare në fushën e futbollit ku doli e gjithe lagja. Aty ra i dyte por pak me i dobet. Pritem atje disa orë e kur u errësua u futëm në një kafe deri në 9-të të darkës. Ditën tjetër ra perseri termet por ajo refuzoi te dilte nga shtepia. Mori vetëm dy muaj derisa erdhi i dyti, akoma më i fortë, në 26 nëntor 2019. Ketë herë, ndërtesa të tëra u rrëzuan ne Durrës e Thumanë e tmerrsisht 50 veta humbën jetën. Ai Durrës që na kënaq një verë të tërë me detin e plazhin, u shndërruar në gërmadha
Nëna ime nuk doli as këtë hërë edhe pse u trondit pa masë. Mobilje e qelqurina u thyen, por askush nga familja ime ne Astir nuk pesoi dëme fizike. Të nesërmen, mbesa ime krijoi nje grup në facebook dhe ne motrat me nipër e mbesa, dhamë te holla për televizorin që u thye. Mami bashkë me familjen e vellait shkuan pas 4 ditësh në qytetin tonë të lindjes, ku termeti ndihet me pak. A do t’i shkonte ndonjëherë në mendje nënës time se do ndante shtepi me prinderit e nuses se saj? Asnjëherë! Pikerisht këtë efekt kanë katastrofat natyrore. Ato, ashtu si dhe lufta, i bashkojnë njerëzit në një mënyrë të jashtëzakonshme e solidariteti është i një shkalle ekzemplare! Hotel ”Ana” e hotel ”Kosova” ne Prishtine ofruan strehim per 120 e 150 persona dhe lista e njerezve qe ofruan shtepite e tyre, eshte e gjate! Ndihmat materiale nuk munguan që ditën e parë pas termetit. Konvoje pa fund me kamionë nga Kosova, gjithashtu makina private, sollen për tre dite ushqime e rroba sa per nje vit te tere. Fonde u krijuan e shqiptarë nga e gjithë diaspora mblodhën të holla në shuma marramendese. Vetëm grupi i facebook-ut SAB këtu në Suedi ku jetoj, nje grup me vajza shqiptare, shumica e të cilave kanë lindur ose kanë ardhur këtu të vogla, mblodhi për 24 orë mbi 100 000€. Shtete te fuqishme dhane ndihma ne 20 miljon Euro e ndihmat financiare vazhdojne akoma të vërshojnë në Shqiperi. Ne momente te tilla, ashtu si i miri, e nxjerr kokën edhe i keqi! Që në fillim, shume persona private vodhën ndihma, ashtu sic është bërë në raste të tjera. Si me refugjatët e Kosovës ne 1999-ën e si me ndihmat e vazhdueshme nga të gjitha llojet e organizatave ne fillim te viteve 90-te. “Jemi popull i keq” thone disa… “E kemi korrupsionin ne gjak” thonë disa te tjerë… Po ja u le analistëve shqiptarë që ngrohin karriget e emisioneve televizive, që paturpisht, shumë prej tyre jane bere milionere duke mbajtur krahun e partise politike qe i paguan, t’a zhvillojnë këtë temë Prandaj dua te bëj një thirrje: “Në emer të atyre 50 shqiptarëve që humbën jetën nga ky termet e që të hollat e ndihmave që u mblodhën nuk i kthejnë mbrapa, në emër të familjeve te tyre, në emër te atij populli që ka përjetuar që prej 1991-it një zhgënjim me përmasa gjigande nga vjedhja e makutëria e vazhdueshme e politikanëve shqiptarë, BEJ THIRRJE që të gjitha mjetet financiare që kanë ardhur nga Kosova, diaspora shqiptare e nga e gjithë bota, të shkojnë te viktimat e tërmetit dhe te ato ndërtesa e ajo infrastrukturë që duhet të ndërtohet dhe JU SFIDOJ në emrin e gjithë popullit shqiptar që asnjë Euro mos të hyjë në xhep të politikanëve, kryetarëve të bashkive apo të atyre që do jenë vendimmarrës e zbatues të projekteve!” Mos Vidh Më mor Barkngopur! “Mos Vidh Mor”, ashtu sic thoshte Migjeni, “ t’u shitoft zana”!

Mer från bloggen

Kommentarer

Kommentera inlägget här
Publiceras ej

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela