anasresor.blogg.se

Reseupplevelser i möte med lokalbefolkning och annat resande folk

El Medano në Tenerifa

Publicerad 2018-04-11 15:06:00 i Allmänt,

Dita e pare e pashkeve e vendos te shkoj ne San Miguel i cili shtrihet ne nje koder rreth 20km nga qyteza ku banoj ne Tenerife. Kisha degjuar se ishte i kendshmen, me shtepi te vjetra ne gur, rreth 600m mbi nivelin e detit e me nje pamje te bukur si nga juglindja e jugperendimi i ishullit. Shkoj ne stacionin Las Galletas e duke mos e ditur nese ishte dite pushimi apo jo, pyes nje cift te ri qe dukeshin vendas. Ata ma konfirmojne qe po e duhet te shihja orarin e se djeles. Pres ne stacion rreth 10 minuta e vijne 3 autobuza pernjeheresh. Cifti i ri me tregon me dore autobuzin 470 e me thone me siguri te madhe se ai shkonte ne San Migel. I besoj dhe hypi ne autobuz. Te bileta prej 15Eurosh qe e kisha perdorur me pare mungonin 40cent. I them shoferit se do nxjerr portofolin te paguaj pjesen qe mungonte. Kerkoj rreth nje minute ne cante derisa hypen pasagjeri i fundit e konstatoj se… kisha harruar portofolin. ”O zot! A harrohet portofoli???” Une po… jam harraqe e dynjase  I them shoferit qe s’kam portofol e do zbres por ai ma ben me dore te ulem. Kam tre sekonda kohe te mendoj nese do zbres apo jo, ku iket pa portofol? Po nje ndjesi me thote: ”ska gje se do shkoj mire” I them vetes: ”Hajt per hajer te qofte” dhe ulem. Se di pse, por isha shume optimiste ate dite. Autobuzi ishte i nje linje urban e kalon ne shume stacione. Si fillim ata fshatra te vegjel me emrat e vjeter te banimeve qe me pelqejne shume: Coromoto, Guaranja, Guargacho, Chafiras, El Guincho, por San Miguel s’po dukej. Tabella thoshte se ishin vetem 4 stacione deri atje, por une kisha kaluar nja 10… Dhe gjithe kohes udhetonim buze detit ne vend qe te ngjtiteshim ne mal. Si perfundim? Arrijme jo ne San Miguel por.. ne El Medano. Kisha marr atobuz gabim… Surprizat e mia nuk mbarojne kurre ;) Por cfaaare surprize!!! Kjo ishte hera e 7-te qe isha ne Tenerifa, kisha dashur shume here te shkoja atje por thjesht s’isha bere mbare. Ajo qe me ra si fillim ne sy ishin surfistet(me falni por se gjej dot fjalen ne shqip) qe rreshqisnin me Kitesurfing. Ne El Medano fryn shume ere dhe ai gji fantastik i mbrojtur nga mali i Kuq sic i thone banoret e Tenerifes, Montana Roja, ishte parajse per ta.
Dita ishte mrekullisht e bukur, nje nga ditet e pare te pranveres me djell qe shkelqente dhe e ngrohte, pas nje pranvere teper te paqendrushme ne ishull. Sapo zbres nga autobuzi, perballem me nje plazh te vogel plot me njerez. ”A ju lumte juve! E keni mendjen vetem per tu kenaqur” them me vete. Bej me tutje per ne rrugen ngjitur me detin e pas kafeve, restoranteve e butikeve me suvenire vi ne nje plazh me te madh, ne nje gji te mbrojtur mire nga era. Ketu ishte me te vertet plot e me e bukura, pothuaj 80% vendas, ndryshe nga ishujt e perendimit Los Cristianos, Las Amerikas e Costa Adeje ku eshte e kunderta pra, 90% turiste. Cfaaaare atmosfere! Spanjollet e ishujve kanarine jane si ne, shkojne ne plazh me gjithe familjen, femijet, prinderit, gjysherit, komshinjte, qente, zogjte… vetem macet si marrin dot me vete. Ngaqe plazhi ishte i vogel dhe shume njerez per ate siperfaqe, ishte nje zhurme gjigande e mrekullueshme! Akoma me te bukur e benin atomosferen restorantet rreth plazh ku spanjollet plot zhurme si nga ishulli por dhe nga vete Spanja, shijonin pushimet e pashkeve. Sa zili i kisha! Kjo ishte tragjedia ime e vogel te gjendesha ne kete qytet kaq te kendshem e mos te perzihesha me ta ne bare e restorante.
Se di pse ate dite se si ma dha truri, (gje qe s’para e bej) kisha marre buk e uje me vete. Pra me mbetej te ulesha edhe une ne plazh me turmen e te haje e pija ato qe kisha. Por pas nje kater oresh atje e ne djell qe vajti 28grade, uji mbaroi e pa uje nuk rrihet. Bej si bej, kapercej krenarine time dhe shkoj ne nje kafe. Pasi kisha perkthyer ne google (shyqyr te pakten qe kisha celularin me vete e me paketen fantasike te komunitet, e perdor internetin e celularit si ne vendin tend), i them gruas pas banakut se kisha harruar portofolin e se doja nje gote uje… ” Aj denaaada corason”! - thote ajo, shkon te frigoriferi e me jep nje shishe gjysem litershe. Pse jane aq te kendshem keta njerez! Nga pervoja ime me turizmin, ne nje kohe qe vendet turistike te Europes se jugut, e kane turizmin vetem gjysem viti, ne ishujt kanarine e kane gjithe vitin. Nga ana tjeter me duken edhe njerez te thjeshte qe kenaqen me ate qe kane pa pasur shume ambicie te kene rroba firmato, makinat e fundit apo shepite luksoze. Ata thjesht jetojne nga dita ne dite dhe me perzjerjen e madhe te tyre me shtetas te Amerikes Jugore si Venezuela e Kolombia, i ben ata njerez shume te embel e “laidback” Kjo eshte nje nga arsyet, qe me ben te rrija kete here mbi 2 muaj, e dimrin e ardhshem, nese do zoti, do te rri 5 muaj.
Ujin e piva e plazhin e bera por me duhet te kthehesha. Si fillim kisha planin t’i thoja thjesht shoferit te autobuzit qe kisha harruar portofolin e nese mund te vija me te. Por nje mendje me thote te provoj “hitchhiking”. Se kisha provuar kur isha 18 a 20vjec se Shqiperia ishte e izoluar e nuk dilnim dot, se kisha provuar as me vone si emigrante, dreqi ta haje, pse mos ta provoja tani ne nje nga ishujt me sigurine me te madhe ne Europe? Dal lart ne rrugen qe te conte per ne autostrade e vetem pas nje minute ndalon nje grua ne moshen time. Per 9 miuta ekzakt, Tereza qe ishte nga Brazili por qe jetonte prej 20 vitesh ne Tenerifa me tregoi historine e jetes se saj, u beme shoqe te mira dhe i mora madje edhe numurin e telefonit pasi ajo punonte si instuktore fitnese dhe une do ta marr patjeter ne dy grupet e mia qe do te bej atje ne nentor. Tereza nxitonte shume pasi e prisnin kliente e me le ne anen tjeter te qytezes Costa Silencio ku banoja. Duke folur e duke menduar, (patjeter qe ne femrat kemi kapacitetin simultan), me le buze autostrades afer fshatit Guaza. Si per ndjesine e saj positive, nen autostrade kishte nenkalim dhe aty kishte stacion autobuzi per ku banoja. Por une doja te vazhdoja aventuren e iu ngre doren makinave qe kalojne. Kete here m’u desh te prisja nja 7-8 minuta. Perseri ndalon nje grua. Ajo ishte nga Belgjika, kishte vite qe banonte ne Palm Mar ku une isha vjet me vajzen time Emilia, e me le ne dalje te qytetit. Aventura po behej e kendshme dhe une prap ngre doren  Vetem 2 minuta me vone ndalon nje grua e re qe e kishte burrin ne sediljen prane e mbrapa femijen e tyre. Vetem per 4 minuta me t’a bejme goxha bisede. Ata mendojne prej spanjishtes time cope cope se jam italiane (me aq pak kohe sia vlente t’ju shpjegoja se nga vija) e me flasin ne italisht se vinin nga Cekia, banonin aty qe prej 3 vitesh e me lene ne Fraille ku ata banonin. Nga aty ishte nje shetirore e bukur te cilen e kisha pare shume here kur merrja atuobuzin per ne Los Cristianos e per 5 minuta te kendshme arrij ne plazhin e vogel Chiringito me bar me te njejtin emer, e ku ishte po ashtu plot me njerez. Kisha degjuar shume here per kete plazh bohem me rere te zeze e gure te zinj vullkanike por s’kisha shkuar ndonjehere. Ja qe u bera mbare thjesht se kisha harruar portofolin e m’u desh te beja kete rruge krejt nga ana e kundert e Costa Silencios. Aty takoj nje mikun tim italian qe me qeras me nje birre, keshtu qe etjen e shuaj e kaloj nje ore tjeter te bukur ne ate plazh. Bej pastaj me tutje per ne Las Galettas nga ku e more autobuzin e pikerish aty ne baret e vogla me tapas fantastike te cilat i kisha provuar shume here, me vjen me te vertet keq qe e kisha harruar portofolin. Edhe pak do ulej djelli, baret ishin plot me njerez qe vinin nga plazhet e vogla aty afer, femijet blinin akullore te Gelateri-at aty prane, e une s’kisha portofol. Disa miq te mi me ftojne per te ngrene, por kur nuk ke te holla me vete qe ti t’i qerasesh mbrapsht, sikur vihesh ne siklet. Eci po ne kembe per ne Costa Silencio dhe 20 minuta te tjera e per cudi nuk jam aspak e lodhur. Une qe kisha dale nga shtepia rreth ores 10-te paradite e tani po shkonte 8-te e mbremjes. Une me fibromyalgine time qe dy gjera te vogla te bej e me kap keputja… Kjo eshte thjesht magjia e ketij ishulli! Klime fantastike, plazhe te bukura, gjelberim tropikal rreth malit Teidi, 3800m i larte e mbi te gjitha, njerez te mrekullueshem. Nje vend i tille, thjesht te jep energji dhe kjo shume pozitive  sepse sic thuhet thjesht ne spanjisht: “La Vida Es Buena”

Kommentarer

Kommentera inlägget här
Publiceras ej

Om

Min profilbild

Ana resaren

Lärare, tolk, mångspåkig, historiker, reseguide, resekonsult, antropolog

Till bloggens startsida

Kategorier

Arkiv

Prenumerera och dela