Majorka, Margaritari i Mesdheut
Natyra është e larë dhe e qeshur në ditët e fundit të prillit, lulet e kaktusve kanë celur, era e luleve te portokallit ndihet kudo, por ajo qe më bën përshtypje është që mënat dhe nespullat të cilat te ne piqen ne fund te majit, ketu janë tashmë të pjekura. Pranvera vjen këtu pothuaj një muaj më herët se ne Shqiperi. Ky ishull i Spanjes me rreth 860 000 banorë ka qënë në mivjecarë një nga ishujt me te preferuar per pushtime plackitje e pirateri per shkak te pozicionit te volitshtem gjeografik. Ishulli eshte banuar qe 4000 vite me pare, por ata që kanë lënë qyteterimin e tyre jane fenikasit, grekët e kartagjenët. Ne fillim te eres se re, ishulli u mor nga Perandoria Romake e cila mbeti aty per 500 vjet. Ne vitet 900 u pushtua nga marokenët te cilen e kolonizuan ishullin per mese 300 vjet e lanë aty kulturën arabe dhe ne vitin 1479 u be pjesë e Spanjës.


Këtë herë udhetoj me kompaninë Ving e hoteli ku jam është një nga zinxhirët resort Sunwing, të vetë kësaj kompanie. Unë banoj në hotelin Yasmine me arkitekturë tipike të Europës së jugut ku shikon të njëjten gjë: skandinavë me pushime, të programuar nga mëngjesi deri në darkë. Në mbrëmje, ashtu si në hotelet Blue Village të kompanisë Fritidsresor, 4 të rinje super të talentuar, japin një shfaqje fantastike me tema të ndryshme. Mbremja më e bukur është ajo me këngë rrok që nga vitet 50-të e deri në ditët e sotme. Të ekzaltonon talenti e profesionalalizmi i tyre kur i dëgjon të këndojnë rreth 30 këngë per 50 minuta, shumë prej tyre të një kohe kur as ata vetë nuk kishin lindur. Në orën 10 cdo mbrëmje kur shfaqja mbaron, ajo mori e madhe skandinavësh shkojnë të gjithë nëpër dhomat e tyre. Në bar e në hapsirën përreth mbeten a s’mbeten 20 veta, të shfrytëzojne all inclusive me pijet e fundit… ”Po ku ikni o njerëz, them me vete. Po jeni me pushime dreqi ta haje! Edhe pse shumica juaj ka fëmijë të vegjël, bëheni me rradhe, një natë të qëndrojë gruaja në bar e një natë burri, mqs për ju barazia është aq e rëndësishme! Ose mund t’iua mbajnë prindërit të cilët janë bashkë me ju! Lësho muzikë e lëri të rinjtë të kërcejnë e të shijojnë jetën!” Por jo! Ne oren 10 të darkës cdo gjë mbaron e të gjithë shkojnë të flenë. Janë thjesht skandinavë…

Përvec plazheve të bukura e natyrës fantastike, Majorca ka edhe qytete e fshatra shumë piktoreskë për tu vizituar. Më interesant nga të gjithë është vetë kryeqyteti Palmas i cili vizitohet pothuaj nga të gjithë turistat qe vijnë ne ishull. Por unë do të shtoja ketu fshatin e bukur Valdemosa i cili ndodhet vetëm 25km në veri të kryeqytetit. I rrethuar nga mali Tramuntana, luginat e thella poshtë tij, lartësia mbi nivelin e detit dhe rrugicat e ngushta prej guri, jane te gjitha fakte qe i japin fshatit një bukuri prrallore. Nje qytet tjetër po ashtu shumë i bukur është dhe Porto Cristo në foton këtu më poshtë. Deti futet në një gji të vogël me një ngjyrë blu në të gjelbër dhe futet brenda në një pjesë të madhe të qytetit ku merr një formë lumi i cili zbukurohet me portet e vogla të anijeve.

